Flash

Çfarë po ndodh mes çiftit George dhe Amal Clooney, a janë ata drejt divorcit

Lapsi.al 20 June 2020
Çfarë po ndodh mes çiftit George dhe Amal Clooney, a

George Clooney dhe Amal Alamuddin janë në mesin e çifteve që përfshihen më së shumti në thashethemet për ndarje.

Ditët e fundit, ne mediat e huaja ka qarkulluar një lajm sipas së cilit çifti po shkon drejt divorcit.

Arsyeja për këtë?

Një letër anonime që ka mbërritur në shtëpinë e çiftit, sipas së cilës Clooney është babai i vërtetë i Avas, vajza e Stacy Keibler.

Stacy është ish-e dashura e George Clooney, modele dhe fanatike e fitnesit e cila përjetoi një romancë me yllin hollivudian, pasi ky i fundit u nda nga Elisabetta Canalis.

Por, nga ana tjetër, media të ndryshme e hedhin poshtë këtë teori duke thënë se këto thashetheme datojnë që prej një viti.

Më 5 gusht 2019, National Enquirer doli në shitje një numër, kopertina e të cilit iu kushtua Clooney, dhe historisë së atësisë së supozuar të vajzës së Stacy Keibler.

La notizia del National Enquirer, già smentita, risale a d agosto 2019.

Sakaq, për ta përforcuar lajmin e divorcit “National Enquirer” së fundmi ka raportuar se të dy kanë filluar të dalin me njerëz të tjerë.

GossipCop e hedh poshtë këtë lajm, duke thënë se ka kontaktuar burime të afërta me të dy, dhe ata e kanë quajtur të pavërtetë lajmin.

Madje, shtojnë se ata në të vërtetë janë më afër se kurrë.

Kujtojmë se çifti ka dhuruar 1 milion dollarë për përballimin e Covid-19, teksa lidhur me thashethemet që kanë pushtuar mediat nuk kanë reaguar ende.

Çifti u martua në Venecia me një ceremoni përrallore në shtator 2014 dhe janë prindër edhe të dy binjakëve dhe në këto gjashtë vite, disa herë kanë qarkulluar zëra për krizë dhe ndarje.

Mjaftonte që ata të dy të mos shfaqeshin diku së bashku, dhe shpërthenin zërat për divorc.

Aktori dhe avokatja nuk janë shumë socialë dhe as shumë mondanë.

Të këshilluara

Avatar 2, gati në vitin tjetër

Regjisori i famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun. Megjithë pande...

19:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI