Flash

Kristen Wiig bëhet nënë e dy binjakëve nëpërmjet një nëne surrogante

Lapsi.al 19 June 2020
Kristen Wiig bëhet nënë e dy binjakëve nëpërmjet

Kristen Wiig dhe i fejuari i saj Avi Rothman janë bërë prindër!

Çifti mirëpriti binjakët në fillim të këtij viti përmes një gruaje mbartëse, thotë një burim për PEOPLE.

Lajmi vjen pasi në gusht 2019 u konfirmua që ylli i “Bridesmaids” ishte fejuar me Rothman. Megjithatë lajmi nuk vjen aq papritur për fansat e aktores.

Në maj, Wiig la të kuptohej në një nga shfaqjet e saj në Saturday Night Live se do të bëhej nënë së shpejti, pasi falenderoi nënën e saj Laurie Johnston, që e kishte përgatitur “për të qenë vetë nënë”.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha gjërat që më ka mësuar si përshembull si të jem vetë një nënë”, u shpreh ajo.

Çifti u pa për herë të parë në publik në vitin 2016, megjithëse ata kryesisht e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes.

Në atë kohë, në vitin 2016, të dy u panë në Kauai, Hawaii, por ata kishin muaj që ishin lidhur.

“Ata janë vërtet të lumtur së bashku”, shtoi burimi.

Dhe e sigurt që tani duhet të jenë më shumë se kurrë!

Të këshilluara

Kim K i bashkohet Spotify

Kim Kardashian do të jetë edhe në Spotify tashmë, por jo duke kënduar fatmirësisht. “Wall Street Journal” raporton se Kim Kardashian West është duke krijuar par...

14:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI