Flash

A ka patur Ashton Kutcher një histori me vajzën e Demi Moore

Lapsi.al 19 June 2020
A ka patur Ashton Kutcher një histori me vajzën e Demi Moore

Ashton Kutcher ka kaluar nga duart e Demi Moore tek Rumer Willis, vajza e saj? Jo tamam, por vajza e aktores me Bruce Willis, ka pranuar se e pëlqente ish njerkun e saj, para se të martohej me nënën e saj.

“Mbaja posterat e tij në dhomë”, deklaroi vajza, e cila ishte vetëm 14 vjeç në 2003 kur nëna e saj Moore nisi të frekuentohej me Kutcher. “Pastaj ndërrova mendje, po e shihja si njerk”, ka thënë ajo.

Rumer Willis pranoi marrosjen e saj prej adoleshenteje për Ashton Kutcher, gjatë një interviste radiofonike, ku tha se, posteri i aktorit nuk ndejti gjatë i varur në murin e saj, kur mori vesh se idhulli i saj dilte me nënën.

“Në një moment i thashë motrës sime, dreqi e mori, duhet ta heq nga lista ime”, tha 26-vjeçarja Rumer.

Demi Moore, 52 vjeç dhe Ashton Kutcher, 37 vjeç kanë qënë të martuar nga 2005 deri në 2013. Rumer mësohet se ka mbajtur raporte të mira me aktorin edhe pas divorcit me nënën e saj, aq sa e ka takuar dhe uruar kur i lindi vajza, Wyatt, nga martesa me Mila Kunis.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI