Flash

Kristen Stewart në rolin e Lady Diana në filmin e ri që do të realizohet

Lapsi.al 18 June 2020
Kristen Stewart në rolin e Lady Diana në filmin e ri që do

Kristen Stewart do të luajë Lady Diana-n në një film të ri që do të bazohet në momentin kur Princesha vendosi të ndahet nga Princi Charles. Filmi do të titullohet “Spencer”, dhe ngjarjet janë vendosur në fillim të viteve 1990. Skenaristi i filmit thuhet se do të jetë krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, ndërsa regjisori Pablo Larrain. Filmi do të vendoset në Sandringham dhe do të flasë për momentin kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte.

“Ne vendosëm të futemi në një histori për identitetin, dhe rreth asaj sesi një grua vendos të mos jetë Mbretëreshë”, tha Larrain për Deadline.

“Ajo është një grua që, gjatë filmit, vendos dhe e kupton se dëshiron të jetë gruaja që ishte para se të takohej me Charles”, vijon Larrain, ndërsa shton se Stewart është “një nga aktoret më të mira sot”.

Drama do të bazohet mbi një periudhë 3 ditore, në një nga festat e fundit të Diana-s për Krishtlindje në Shtëpinë Windsor në pronën e tyre në Sandringham në Norfolk, Angli. Prodhimi pritet të fillojë në fillim të vitit 2021. Stewart është e njohur më së miri për rolin e Bella Swan në Twilight nga 2008-2012, dhe gjithashtu u shfaq në filmin e vitit të kaluar Charlie’s Angels si dhe në Snow White and the Huntsman në vitin 2014. Princesha e Uellsit është portretizuar në ekran më parë nga Naomi Watts dhe do të shfaqet në sezonin e katërt të dramës mbi familjen mbretërore të Netflix ‘The Crown”, e portretizuar nga Emma Corrin.

Të këshilluara

Gjira Kajtazi sërish në pritje të ëmbël

Në muajin maj të këtij viti, këngëtarja  Gjira Kajtazi festoi ditëlindjen e parë të vogëlushit të saj Maël. Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram foto nga...

09:33

Ylli korean i popit ndërron jetë papritur

Ylli i Korean Pop, Yohan është ndarë papritur nga jeta në moshën 28-vjeçare. Vdekja e këngëtarit ka tronditur fansat e tij. Në postimin e tij të fundit në In...

08:05

Familja më e madhe në botë me 94 fëmijë

Ai ka 39 gra, 94 fëmijë, 14 motra dhe 13 mbesa dhe nipër. Të gjithë këta persona jetojnë në një çati. Bëhet fjalë për një shtëpi që ka 100 dhoma. Chana jeton...

19:00

7 këngët hit të shkruara nga Bebe Rexha

1. "The Monster" - Eminem ft. Rihanna Rexha ka goditur që me herë të parë pasi kënga që ajo ka shkruar "The Monster" për Eminem dhe Rihannën ka rezultuar një...

18:10

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI