Flash

Filmi që mundi 'Fifty Shades' me skenat e tij (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2020
Filmi që mundi 'Fifty Shades' me skenat e tij (VIDEO)

Pak ditë m parë, ju prezantuam shkurtimisht në Instagram “365 Days” dhe këtu jemi për të tjera detaje. “365 Days” (në polonisht 365 DNI) është një film erotiko-dramatiko-romantik i bazuar në trilogjinë me të njëjtin emër të Blanka Lipińska.

Fabula bazohet te marrëdhënia e një gruaje të re nga Varshava, Laura Biel (Anna-Maria Sieklucka) me një burrë siçilian dominues, Massimo Torricelli (Michele Morrone).

Fillimisht filmi u transmetua në Poloni më 7 shkurt të këtij viti dhe më pas kaloi në Netflix, ku sigurisht fitoi gjithë vëmendjen e mundshme. Me fjalë të thjeshta, në “365 DNI”, Massimo e detyron Laura-n, pengun e tij, që të dashurohet me të dhe për t’u dashuruar ka 365 ditë kohë. Skenat e seksit midis rrëmbyesit dhe pengut të tij janë konsideruar nga njerëzit si goxha të guximshme. Disa prej tyre, shkruajnë në Twitter se “’365 DNI’ e bëri ‘Fifty Shades of Grey’ të duket si film për fëmijë”. Disa të tjerë, ndoshta njerëz pak më ekspertë, e konsiderojnë si “porno, por me stil”. Ralph Sutton, prezantues në podcast-in “Sex, Drugs & Rock ’n’ Roll”, tha për New York Post se “nuk është çudi që të ndërtohet një marrëdhënie bazuar te sindroma e Stokholmit, por gjatë filmit mungojnë detaje që të të bëjnë të kuptosh sa kohë ka kaluar”. Ai shtoi se në fund të fundit, nuk përfitoi ndonjë kënaqësi. Alice Vaughn, prezantuese e “Two Girls One Mic” që bën vlerësime për pornot, tha po për New York Post: “A është argëtues? Pak a shumë. A është problematik? ‘365 DNI’ nuk u shkrua për të fituar Oscar. Filmi u krijua që gratë të shohin porno, pa u ndjerë në siklet se mund t’i gjykojë njeri”.

https://www.youtube.com/watch?v=B4pJN3EYUPk

Të këshilluara

Kim K i bashkohet Spotify

Kim Kardashian do të jetë edhe në Spotify tashmë, por jo duke kënduar fatmirësisht. “Wall Street Journal” raporton se Kim Kardashian West është duke krijuar par...

14:59

Gjira Kajtazi sërish në pritje të ëmbël

Në muajin maj të këtij viti, këngëtarja  Gjira Kajtazi festoi ditëlindjen e parë të vogëlushit të saj Maël. Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram foto nga...

09:33

Ylli korean i popit ndërron jetë papritur

Ylli i Korean Pop, Yohan është ndarë papritur nga jeta në moshën 28-vjeçare. Vdekja e këngëtarit ka tronditur fansat e tij. Në postimin e tij të fundit në In...

08:05

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI