Flash

DreamLab/ Vodafon sjell aplikacionin në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Lapsi.al 18 June 2020
DreamLab/ Vodafon sjell aplikacionin në mbështetje të

Kushdo që ka një telefon inteligjent mund të bëhet pjesë e luftës kundër Covid-19, pa shumë mund, por vetëm duke karikuar celularin. Këtë mundësi e ofron aplikacioni DreamLab, i cili përdor fuqinë e procesorëve të telefonit gjatë karikimit për të përshpejtuar kërkimin shkencor për coronavirus-in e ri Covid-19. Fondacioni Vodafone dhe shkenctarët e Imperial College London po bashkëpunojnë për të shfrytëzuar teknologjinë e DreamLab për të përshpejtuar zbulimin e kurave për Covid-19.

Aplikacioni DreamLab është krijuar nga Fondacioni Vodafone Australia me qëllim vënien në dispozicion të teknologjisë për përshpejtimin e kërkimeve kundra kancerit. Me lindjen e Covid-19, Fondacioni Vodafone po vë në dispozicion të njëjtën teknologji për të ndihmuar studiuesit në Kolegjin Imperial në punën e tyre për zbulimin e kurave për Covid-19.

Aktualisht, DreamLab është shkarkuar nga përdorues në Australi, Itali, Zelandë e Re, Spanjë, Rumani, Britani të Madhe, Portugali, Gjermani, Turqi, Greqi, Irlande dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

DreamLab mund të shkarkohet dhe përdoret falas nga klientët Vodafone, pa shpenzuar nga paketa e tyre mujore. Megjithatë, ai mund të përdoret dhe nga përdorues të operatorëve të tjerë duke zgjedhur sasine e MB që duan t’i dedikojnë DreamLab si edhe nëpërmjet rrjetit wireless. Studiuesit besojnë se në planin afatgjatë kjo iniciativë do të përshpejtojë zbulimin e një kure efektive për trajtimin e Covid-19.

Projekti është ndarë në dy faza:

1. Për të identifikuar nëse në ilaçet ekzistuese dhe molekulat e ushqimeve ekzistojnë elementë antiviralë.

2. Për të rritur efikasitetin e këtyre ilaçeve apo molekulave duke optimizuar kombinimet e tyre me vetitë antivirale.

Ndërkohë që kërkimi tradicional eksperimentues dhe metodat standarde të kërkimit mund të kërkojnë vite për t’u zhvilluar, kjo metodë procesimi, e bazuar në cloud, mund të zvogëlojë në mënyrë drastike kohën e nevojshme për të analizuar sasinë e madhe të të dhënave që ekzistojnë për Covid-19. Nëse një kompjuteri personal do t’i duheshin dekada për të përpunuar gjithë këto të dhëna, rrjeti prej 100,000 telefonash inteligjentë mund ta kryejë të njëjtin proces për vetëm dy muaj.

“Me shumë kënaqësi do të ofrojmë teknologjinë tonë DreamLab për të ndihmuar studiuesit në Kolegjin Imperial në punën e tyre për të luftuar coronavirus-in,” tha Joakim Reiter, Drejtor i Punëve të Jashtme i Vodafone Group. “Aplikacioni DreamLab i Fondacionit Vodafone ka mbështetur tashmë kërkimet mbi kancerin dhe kjo falë pjesëmarrjes së klientëve tanë. Ne duam që të vazhdojmë misionin tonë dhe tani që shoqëria po përballet me COVID-19.”

Dr Kirill Veselkov nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit në Imperial College London dhe udhëheqës i studimit, tha: “Ne kemi nevojë urgjente për trajtime të reja kundër Covid-19. Ka ilaçe ekzistuese që mund ta trajtojnë, por kemi ende nevojë për të bërë analiza komplekse nëpërmjet inteligjencës artificiale. Kjo do të na ndihmojë të zbulojmë se cila molekulë ose cilat kombinime të molekulave mund të jenë në gjendje të luftojnë virusin. I gjithë ky proces kërkon fuqi të lartë përpunimi dhe nëpërmjet DreamLab do të mund ta bëjmë këtë punë të rëndësishme brenda një afati kohor shumë më të shkurtër. “

Për të shkarkuar aplikacionin, kërkoni për DreamLab në Appstore iOS ose Play Store për Android dhe bëhuni pjesë e luftës kundra Covid-19 vetëm duke karikuar celularin tuaj.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/covid_tutorial-16x9-2-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Shfaqet mbi liqen kisha 1600-vjeçare

Një nga benefitet më të mëdha të izolimit nga Covid-19 ka qenë impakti tek mjedisi që nga pastrimi i ajrit, ujërave dhe natyrës. Gjatë karantinës u duk sikur pl...

16:00

10 gafat më trashanike në filma

Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonish...

22:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI