Flash

Akuzat e babysitter-it të Angelina-s: Nuk shkojnë në shkollë dhe s’njohin rregullat e mirësjelljes

Lapsi.al 18 June 2020
Akuzat e babysitter-it të Angelina-s: Nuk shkojnë në shkollë

Nuk shkojnë në shkollë, shëtisin me thikë në xhep, pinë verë dhe ngasin makinën në kopshtin e familjes. Nuk bëhet fjalë për jetën e shthurur të një grupi çfarëdo adoleshentësh në një zonë periferike të botës, por për atë të të 6 fëmijëve më të përfolur të orëve të fundit: fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Ndërsa bota e medies po tenton të verifikojë thashethemet e TMZ –së, se aktori i Oklahomas është i hetuar nga policia e Los Angeles se ka keqtrajtuar fëmijët që ka me Jolie-n dhe ata që kanë adoptuar së bashku, disa nga 6 babysitter- at (një për çdo fëmijë) të punësuara nga yjet e hollivudit kanë vendosur të flasin, duke treguar se si kanë shkuar me të vërtetë gjërat në shtëpinë e Pitt-Jolie. Nga ajo që është thënë gjer më tani, me siguri dy aktorët nuk janë një çift prindërish tradicional…

Edhe pse Angelina, në fakt i ka çuar Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne në kampet e refugjatëve dhe në zonat e luftës për të formuar karakterin e fëmijëve dhe për t’i nxjerrë në një farë mënyre nga kafazi i artë i Los Angeles, pasi që për ta konsiderohet i tillë, jeta shtëpiake që mund të jetë shumë më pak formuese, të paktën sipas asaj që përcjellin babysitter-at e familjes për Daily Mail.Para së gjithash, aspak shkollë. Ose më mirë, nuk e frekuentojnë rregullisht – ashtu si instituti shkollor kërkon-, por shkojnë aq rrallë sa për të shmangur ankesat e shërbimeve sociale. Pastaj, në shtëpi fëmijët grinden me njëri-tjetrin deri në grushte, veçanërisht dy fëmijët më të mëdhenj, 15 dhe 12 vjeç. Një nga babysitter-it, midis të tjerave, ka rrëfyer se qysh në moshën 9 vjeçare Maddox pinte verë dhe ngiste një makinë në brendësi të rezidencës së familjes. ‘ ‘Brad dhe Angelina nuk kanë asnjë kontroll mbi fëmijët’’ ka deklaruar me bindje një nga dadot. ‘‘Në mes të natës, të gjashtë vrapojnë si të marrë nëpër shtëpi, duke kërkuar të zgjojnë prindërit dhe më pas shpejtojnë për në dhomën e tyre’’ ka specifikuar pastaj ajo. Përpos kësaj Pitt gjithmonë është shprehur se edukimi i fëmijëve në shtëpi nuk ka qenë kurrë i rreptë: ‘‘ Kaosi i mëngjesit zgjat gjatë gjithë ditës, madje edhe më shumë’’ ka deklaruar vetë aktori. Rroftë sinqeriteti.

Të këshilluara

Kim K i bashkohet Spotify

Kim Kardashian do të jetë edhe në Spotify tashmë, por jo duke kënduar fatmirësisht. “Wall Street Journal” raporton se Kim Kardashian West është duke krijuar par...

14:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI