Flash

Kryeministri grek në Izrael: Turqia kërcënim për paqen rajonale

Lapsi.al 17 June 2020
Kryeministri grek në Izrael: Turqia kërcënim për paqen

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, akuzoi Turqinë se po kërcënon paqen rajonale, pas bisedimeve në Jeruzalem me homologun e tij izraelit. Në udhëtimin e parë të tij që nga fillimi i pandemisë, Mitsotakis dënoi sjelljen agresive të Turqisë në Mesdheun lindor.

“Ne konsiderojmë se aktivitetet e Turqisë janë një kërcënim për paqen rajonale dhe stabilitetin. Unë e kam ngritur çështjen e incidenteve të fundit të paligjshme dhe provokative të Turqisë në kufijtë tanë detarë dhe tokësor me kryeministrin Natanjahu”, tha ai.

Bashkë me Qipron, Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar në janar një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi të nënujshëm që do të dërgojë gaz nga Mesdheu lindor në Evropë.

Ankaraja e kundërshton marrëveshjen dhe ka dërguar anije për të kërkuar rezerva energjitike pranë Qipros ndërsa javën e shkuar, ushtria turke kreu një stërvitje ajrore dhe detare në Mesdheun lindor.

Qeveria turke për më tepër ka nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme vitin e kaluar me qeverinë libiane që i lejon Ankarasë kërkimet në zona të pasura me gaz në Mesdhe, një marrëveshje kjo që konsiderohet e pavlefshme nga Micotaqis.

Të këshilluara

Kufijtë e Europës, gati të hapen sërish

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të p...

20:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46