Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Fshati italian që i shet shtëpitë për vetëm 1 Euro

Lapsi.al 17 June 2020
Fshati italian që i shet shtëpitë për vetëm 1 Euro

Pandemia globale ka ndaluar shumë eksperienca udhëtimesh në të gjithë botën. Përfshirë këtu vizitën në qytetet spektakolare të Italisë dhe blerjen e shtëpive apo vilave me çmime shumë të lira. Megjithatë, nisur nga lehtësimi i masave, tani këto vende duhet se po hapen sërish dhe oferta për të blerë shtëpi me 1 euro është rikthyer në treg. Madje marrëveshja duket më e mirë se më parë.

Cinquefrondi, një komunitet në jug të Calabria-s, e quan veten si një “fshat pa Covid” pasi prej kohësh nuk ka persona të infektuar. Ai gjithashtu ndodhet në regjionin më pak të prekur nga virusi vdekjeprurës në Itali. Ky status, që për momentin është shumë i rëndësishëm në botë, mund të jetë pikërisht çfarë i duhet fshatit për të rikthyer vëmendjen tek shtëpitë që shiten vetëm për 1 euro.

Qëllimi i këtyre ofertave, jo vetëm në këtë destinacion, është që të ndalohet shpopullimi. Fenomen ky i nisur nga largimi i të rinjve nga fshati në kërkim të punës dhe studimeve në qytetet e mëdha. Në Cinquefrondi, kryebashkiaku Michele Conia, e sheh këtë nisëm si diçka shumë të rëndësishme. Aq të rëndësishme sa ja ka vënë emrin “Operacioni Bukuria”. “Të gjesh pronarë të rinj për shtëpitë e braktisura që kemi në fshat është çelsi i “Operacionit Bukuria”, të cilin e kemi nisur për të rinovuar pjesët e humbura të vendit tonë”- thotë Conia për CNN. Më pas shton: “Unë jam rritur në Gjermani, ku prindërit e mi kishin emigruar, por u ktheva që të shpëtoj vendin tim. Shumë njerëz janë larguar që këtu gjatë këtyre dekadave, duke lënë pas shtëpi bosh. Nuk mund të dorëzohemi kështu.” Cinquefrondi është i rrethuar nga natyra e bukur e Parkut Nacional “Aspromonte”, nga bregdeti i Jonit dhe Tyrrhenain-it. Fshati gjendet në mes të kodrave dhe dy deteve, madje edhe një lum kalon pranë. Plazhet janë vetëm 15 minuta larg me makinë. Megjithatë qendra urbane e fshatit nuk zhvillohet prej kohësh, me shumë shtëpi që kanë mbetur të vjetra dhe jo të sigurta. Të paktën kështu e përshkruan kryebashkiaku panoramën.

Të këshilluara

Elgit Doda publikon foton e parë me të birin

Elgit Doda ka vetëm pak ditë që është bërë baba, por duket se është ambientuar shpejt me statusin e ri dhe zakonet e prindërimit. Pak orë më parë, këngëtari pos...

16:58

Kylie dhe Stormi në revistën Vogue (FOTO)

Dje në mbrëmje, përmes një postimi në Instagram, Kylie prezantoi kopertinën e re të Vogue Czechoslovakia. Ajo dhe vogëlushja Stormi Webster. Ndryshe nga herë...

15:08

Del pozitiv me Covid menaxheri i Babastars

Menaxheri i grupit të njohur “Babastars”, Dekorim Sahiti, ka rezultuar pozitiv pasi i është nënshtruar testit ndaj Koronavirusit. Këtë lajm, Sahiti e ka bërë ve...

12:25

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI