Flash

55 raste të reja me Covid në Greqi

Lapsi.al 17 June 2020
55 raste të reja me Covid në Greqi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik në Greqi ka deklaruar pasditen e së mërkurës një rritje të rasteve të të prekurve me Covid 19. Sipas deklaratës për shtyp në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, 50 prej të cilave në Ksanthi dhe Rodhopi në lindje të vendit në kufi me Turqinë.

Prej dje madje në bashkinë Lasmou të Rodhopit si dhe në një komunë të këtij qyteti janë vendosur masa karantine lokale. Dy raste janë regjistruar në periferinë e Atikës.

Kështu numri i të prekurve prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 3203, ndërsa në 48 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 5 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 187. Gjithashtu edhe 11 persona vazhdojnë të trajtohen me terapi intensive.

Sipas raportit të katërt të monitorimit të qeverisë për Covid-19 që i përket periudhës 3 -11 qershor , vihet re një rritje e numrit mesatar ditor që ka shkuar tashmë në 17 raste në ditë , në krahasim me 6 raste që ka qenë në raportin e mëparshëm .

Njëkohësisht mediat greke shohin me shqetësim edhe rritjen e numrit të rasteve tek shtetet fqinje me Greqinë, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria.

Madje për Shqipërinë thonë se tashmë nuk përbën më atë surprizën e këndshme të javëve të mëparshme, kur dukej se po mbante mrekullisht në një nivel të ulët numrin e rasteve dhe të vdekjeve nga virusi në fjalë.

Të këshilluara

Kufijtë e Europës, gati të hapen sërish

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të p...

20:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46