Flash

Pas divorcit Meghan Fox fotografohet me të dashurin e ri

Lapsi.al 16 June 2020
Pas divorcit Meghan Fox fotografohet me të dashurin e ri

Megan Fox më në fund e konfirmoi marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly të hënën, pas zërave që dolën pas klipit të tij më të ri ku aktorja ishte protagoniste.Ylli 34-vjeçar u fotografua me reperin 30-vjeçar në Bar Z. Furley në Sherman Oaks të Los Angeles, ku kishin dalë për një pije.Dyshja u shfaq për dore ndërsa dilte nga bari, dhe të dy ndanë një puthje të shpejtë, por romantike.

Kelly kishte mbërthyer gishtat e Megan para se t’i hapte derën aktores për në automjetin luksoz Cadillac Eldorado.Shëtitja e tyre romantike erdhi pasi ish-bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green u fotografua me bjonden simpatike Courtney Stodden të shtunën.Meghan dhe Brian kanë pasur një martesë 10-vjeçare, dhe aktori e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij ku tha:

“Doja që të gjithë ju ta dëgjoni nga unë. Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me mua. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me të. Ne kemi pasur një marrëdhënie të bukur. Do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që edhe ajo gjithmonë do të më dojë mua. Ne kemi ndërtuar një familje vërtet të veçantë”, u shpreh ai. Ndër të tjera Green pranoi që nuk e ka të lehtë ndarjen me të, madje e shpjegoi se “ka një gropë në stomakun e tij”, por do që ai dhe Megan do të mbeten miq të ngushtë edhe pas ndarjes. Megan dhe Brian kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey.

Të këshilluara

Kanye hyn në konkurencë me motrat Kardashian

Kanye West ka në plan që të zgjerojë markën e vetë Yeezy (markë atletesh, bashkëpunim i Kanye-s me Adidas) dhe do të përpiqet të futet në industrinë e kozmetikë...

18:41

Tolgahan reagon për lajmet rreth Almedës

Tolgahan Sayisman, është parë dy ditë më parë duke dalë nga një sallon për meshkuj në Etiler. I ndjekur nga paparacët, Sayisman nuk u shpëtoi pyetjeve të gazeta...

17:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI