Flash

Një aplikacion në celular që të paralajmëron për Coronavirusin

Lapsi.al 16 June 2020
Një aplikacion në celular që të paralajmëron për

Pompoziteti për të paraqitur aplikacionin paralajmërues për Coronan ishte - për ta thënë butë - i ekzagjeruar: pesë anëtarë të kabinetit, dy përfaqësues të industrisë, një shkencëtar dhe shumë superlativa. Këtu po japim vetëm një përzgjedhje të atyre që u thanë: "Jo aplikacioni i parë i paralajmërimit, por më i miri." "Ylli i rokut për shpejtësinë." "Shërbimi civil në nivelin e kohës". "Gjithçka Made in Germany".

Por pavarësisht nga kjo, tani aplikacioni paralajmërues për Coronan më në fund ekziston. Dhe kjo është gjë e mirë! Unë vetë doja ta shkarkoja atë në mbrëmjen para shpalljes zyrtare, por pa sukses. Të martën në mëngjes - pas një kërkimi të vogël - funksionoi.

Ruajtja e jetës bëhet e lehtë

Unë e instalova me bindje aplikacionin e paralajmërimit për Coronan në celularin tim inteligjent: sepse mendoj se shpëtimi i jetës është detyrim civil - dhe jo vetëm në kohërat e pandemive! Në fillim edhe unë isha pak skeptik: një aplikacion i qeverisë!? Dhe si është puna me sigurinë e të dhënave?

Në fund, më bindi rrethana që edhe ekspertë kompjuterash jashtëzakonisht kritikë si Klubi-Kompjuterik-Kaos nuk kishin më asnjë kundërshtim. Zhvillimi i aplikacionit të paralajmërimit për Coronan ishte një proces i hapur diskutimi. 7000 këshilla erdhën nga komuniteti i ekspertëve, i cili nuk ka detyrim ndaj askujt. Pra kemi njjë projekt qeveritar me pjesëmarrje të vërtetë të qytetarëve dhe ekspertëve.

Aplikacioni paralajmërues për Coronan me siguri nuk është më ideali i mundshëm që ekziston në botë. Dobësitë do të shfaqen me siguri. Por - dhe këtu bashkohem me Ministrin e Kancelarisë Federale Helge Braun - është "një hap i madh për të luftuar pandeminë".

Aplikacioni i përshtatet demokracisë gjermane

Gjermania e ka bërë atë ndryshe nga shtetet e tjera: jo me kontroll gjithëpërfshirës si Kina autoritare, ku kontrollet e hyrjes janë të lidhura me aplikacionin ose monitorimi i ngushtë si në Korenë e Jugut. Ose një aksionizëm i nxituar kur prezanton një aplikacion me shumë dobësi, të cilat çojnë vetëm në kaos dhe zhgënjim, si në disa vende fqinjë evropiane.

'I decentralizuar' është fjala kryesore më e rëndësishme për aplikacionin paralajmërues gjerman për Coronan. Kjo do të thotë që të dhënat nuk ruhen asnjëherë në qendër: askush nuk mund të mësojë se ku kam qenë unë si përdorues. Dhe pastaj parimi i vullnetarizmit: askush nuk është i detyruar ta instalojë aplikacionin. Askush nuk ka disavantazhe nëse nuk e bën. Askush nuk është i detyruar të raportojë kur infektohet. Edhe kjo është vullnetare. Aplikacioni aplikacionin paralajmërues gjerman për Coronan është një pjesë e demokracisë gjermane të jetuar me një shkallë të lartë të përgjegjësisë personale.

Një gjë e mirë është që aplikacioni mbështetet në parim nga të gjitha palët në Bundestag. Vetëm populistja e krahut të djathtë AfD vazhdon me teoritë e komplotit dhe është margjinalizuar edhe një herë nga shoqëria, ka frikë për mbikëqyrjen e shtetit.

Jo medikament për gjithçka

Sigurisht, aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk është një medikament i gjithanshëm për epideminë, e cila tashmë ka marrë 8800 jetë vetëm në Gjermani. Dhe e vërtetë: zhvillimi zgjati shumë dhe aplikacioni nuk është kompatibël me aplikacionet në vendet e tjera. Por po të ruajë edhe një jetë të vetme, ia vlen 20 milion euro që kushtoi zhvillimi.

Ekspertët thonë se do të ishte mirë nëse rreth 60 përqind e gjermanëve do ta instalonin aplikacionin. Kjo duket iluzore. Sipas sondazheve atë nuk dëshirojnë ta shkarkojnë as gjysma e gjermanëve. Por ekspertët thonë gjithashtu se edhe me më pak pjesëmarrje, mund të shpëtohen jetë. A ka një argument më të mirë?

Të këshilluara

Kufijtë e Europës, gati të hapen sërish

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të p...

20:27

Si ndikon grupi i gjakut tek COVID-19

Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme m...

22:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46