Flash

Ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet

Lapsi.al 16 June 2020
Ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet

Për herë të parë në 40 vite, ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet. The Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi se ceremonia e 93 e ndarjes së çmimeve nuk do të zhvillohet në shkurt, por në prill të vitit 2021. Saktësisht më 25 prill, 2021.

"Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Me siguri që do ta bëjnë këtë gjë edhe këtë vit. Ne shpresojmë që me zgjatjen e periudhës së pranimit të sigurojmë fleksibilitet për kineastët dhe të mos i penalizojmë,” thanë (via CNN) presidenti David Rubin dhe drejtori i përgjithshëm Dawn Hudson.

Zëra se ceremonia e Oscars 2021 do të shtyhej për në prill pati në fund të majit, ku burime për Variety thanë se Akademia do të shtyjë ceremoninë. “Është e pamundur të dihet se si do të vijojë,” tha asokohe burimi. “E dimë që do të festojmë arritjet më të mira në kinematografi, por nuk e dimë se në ç’formë.”

Sipas rregullave të zakonshme, një film duhet të jepet për një javë në kinematë e Los Angeles që të kualifikohet për Oscar. Por këtë vit, shumica e filmave janë transmetuar në mënyrë digjitale ndërkohë që kinematë janë ende të mbyllura.

Të këshilluara

Publikohet data për Oscars 2021

Për herë të parë në 40 vite, ngjarja më e madhe në industrinë e filmit do të shtyhet. The Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi se ceremonia e 93 ...

14:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI