Flash

Media britanike: Restoranti shqiptar shërben mish ariu. Shqiponjat, dhelprat dhe majmunët…

Lapsi.al 16 June 2020
Media britanike: Restoranti shqiptar shërben mish ariu. Shqiponjat,

Një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu të vrarë ilegalisht, si pjesë e një biznesi me botën e kafshëve të egra që në këtë vend duket se është ende jashtë kontrolli, shkruan media britanike Indenpendent.

Kërkuesit thanë se kjo është hera e parë që u ofrohet mish ariu i gatuar brenda Evropës dhe paralajmërojnë se mizoria ndaj kafshëve mund të sjellë përhapje të epidemive si ajo e koronavirusit.

Arinjtë, majmunët apo zogjtë e gjahut janë disa nga kafshët e gjalla që shiten në tregje të njohura online në Shqipëri, zbuloi hetimi i “Independent”, duke shtuar gjithashtu frikën për mbijetesën e disa prej këtyre specieve të rrezikuara.

Grupi i bamirësisë i mbrojtjes së kafshëve ‘Four Paws’ ka zbuluar dy nga tregjet kryesore online të vendit ku reklamohen arinj të murrmë dhe specie të tjera që janë ligjërisht të mbrojtura.

Në shumë nga fotografitë tregohen dhelpra, bufë e ujqër, me gojë të mbyllur ose të lidhur me zinxhirë.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh e hotelesh, që i përdorin më pas kafshët për të tërhequr turistë, apo për individë që i duan kafshët për t’i mbajtur si simbol të statusit të tyre, thanë punonjësit e bamirësisë.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë nga më të kërkuarat me blerësit dhe shpesh i sheh të balsamosura në vende publike.

Por gjuetia e specieve të rrezikuara, mbajtja e tyre në izolim apo shitja, janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, dhe kjo vjen pas një rënie të theksuar të masës së botës së egër në vend.

Grupi Four Paws tha se pas raportimeve të abuzimeve disa nga reklamat ilegale ishin hequr, por të tjera dalin përsëri.

“Në thuajse të gjitha fotot e reklamave shihet mizori ndaj kafshëve, dhelpra me gojë në mbyllëse ose të vendosura në kuti plastike, këlyshë ariu të lidhur me zinxhirë apo më këmbë të lidhura”, tha Barbara van Genne, e grupit të bamirësisë.

Majmunët e zogjtë e gjahut gjithashtu mbahen në bare në Shqipëri si atraksione turistike, ndërsa dhelprat shiten për pellushin e tyre. Një restorant në Drilon madje reklamon mishin e ariut në menunë e tij, duke shtuar se është “i zonës” dhe “sipas sezonit”.

Edhe portali online i restorantit, konfirmonte ‘ofertën’ e restorantit.

Një zëdhënës i agjencisë shqiptare të mbrojtjes e ruajtjes së mjedisit tha për Independent:

“Ajo që është më alarmuese është jo vetëm se shitet mishi i ariut, por dhe cilësimi ‘brenda sezonit’ që të jep përshtypjen se paska një ‘sezon gjuetie për arinjtë’”.

“Por në fakt në Shqipëri nuk ka sezon gjetie për asnjë kafshë të egër pasi kemi një moratorium që ndalon gjuetinë e ariut në të gjithë vendin – masa u kalua në 2014 dhe në mars 2016 u shtua deri në mars 2021.”

“Kjo erdhi prej reduktimit të ndjeshëm të botës së egër në vend.”

Të këshilluara

Shfaqet mbi liqen kisha 1600-vjeçare

Një nga benefitet më të mëdha të izolimit nga Covid-19 ka qenë impakti tek mjedisi që nga pastrimi i ajrit, ujërave dhe natyrës. Gjatë karantinës u duk sikur pl...

16:00

10 gafat më trashanike në filma

Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonish...

22:43

Mësoni si të humbisni "Belly Fat"

BellyFat është më shumë sesa një problem që i bën rrobat të ndjehen të shtrënguara. Është shumë e dëmshme. Kjo lloj yndyre - referuar si yndyra viscerale - ësht...

11:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI