Flash

Tolgahan reagon për lajmet rreth Almedës

Lapsi.al 15 June 2020
Tolgahan reagon për lajmet rreth Almedës

Tolgahan Sayisman, është parë dy ditë më parë duke dalë nga një sallon për meshkuj në Etiler. I ndjekur nga paparacët, Sayisman nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve edhe për bashkëshorten e tij, Almeda Abazi. Sipas disa lajmeve të mediave turke, çifti kanë pasur probleme me martesën gjatë periudhës së karantinës, por Tolga këtë e ka mohuar kategorikisht.

Duke hedhur poshtë këto pretendime, ai tha: “Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pas ardhjes së Efehan, nuk e kam kuptuar si ka kaluar koha. Madje, këta dy muaj e gjysmë kanë kaluar shumë shpejt për mua”.

Aktori shtoi se tashmë që kanë nisur lëvizjet lehtësuese, edhe ata kanë filluar të dalin, por edhe të ruajnë distancën sociale. “Dalëngadalë po normalizohemi, me maskë, duke ruajtur distancën sociale… Kam dal shumë rrallë”. Sayisman ka vendosur të bëjë edhe një gjest bamirësie për shkak të epidemisë së koronavirusit. Aktori vendosi të mos marrë para nga qiramarrësit e tij gjatë kësaj periudhe deri në normalizim të situatës: “Nuk kam dashur të marr qira nga qiramarrësit e mi vendas dhe të huaj derisa të normalizohet situata. Doja t’i mbështetja” – tha ai për gazetarët.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori indian

Sushant Singh Rajput ka ndërruar jetë papritur në moshën 34-vjeçare. Aktori i Bollywood-it u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Mumbai ditën e sotme. Agjensia e...

16:15

Ardian Bujupi konfirmon lidhjen

Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë me emrin Sabrine. Këngëtari shqiptar ka postuar disa foto me partneren, e cila është ...

14:21

Dua Lipa feston 1-vjetorin me Anwar Hadid

Sot bëhet një vit që nga dita kur këngëtarja Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, dolën për herë të parë. Gjërat mes çiftit rrodhën shpejt dhe duket se k...

14:09

Bllokohen Fan Page të Kobe dhe Gigi

Janë bërë pothuajse gjashtë muaj që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, kanë ndërruar jetë. Tashmë, anëtarët e tjerë të familjes janë duke n...

11:53

Kur do të publikohet "Skulptura" e Capital T

Në fund të vitit 2019, reperi i njohur Capital T njoftoi se 2020-a po vinte me surpriza të mëdha. Pas koncertit, “Time Capsule”, Kapo u impenjua plotësisht me a...

10:41

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI