Flash

Protestë kundër anulimit të dasmave, Labinot Tahiri: Virusi është mashtrim

Lapsi.al 15 June 2020
Protestë kundër anulimit të dasmave, Labinot Tahiri: Virusi

Vendimi për anulimin e dasmave dhe eventeve ku grumbullohen shumë persona në Kosovë, i marrë nga ish-ministri i Shëndetësisë Vitia si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është pritur me protesta nga disa këngëtarë, kryesisht të muzikë popullore.

Një protestë është organizuar sot, me iniciativën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili që prej fillimeve të pandemisë ka qenë kundër anulimit të damsave dhe koncerteve. Për të dhe kolegët e tij, kjo është vetmja mënyrë e sigurimit të të ardhurave. Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe pronarët e restoranteve apo të bizneseve të ndryshme, që gjatë kësaj kohe kanë pasur humbje të madhe ekonomike.

Në demostratën e sotme, Tahiri ka qenë i ashpër në fjalën e tij ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk ka nguruar ta quajë koronavirusin si një gënjeshtër të madhe. Artisti shprehet se ka takuar 10 mijë vetë gjatë kësaj kohe dhe në protestë i ka takuar të gjithë një më një. Nëse ndonjëri prej tyre sëmuret pas 1 jave, atëherë Labi premton se do të mbajë përgjegjësi.

10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim  ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër. A jemi 20 veta bashkë? Më thoni pas një jave nëse do të sëmuret njeri, nëse dikush infektohet nga unë, mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve. Kjo është gënjeshtër! Mua le të më dërgojnë në burg, edhe ju, edhe të gjithë estradën, por kjo është gënjeshtër. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti”- tha Tahiri.

Të këshilluara

Kanye hyn në konkurencë me motrat Kardashian

Kanye West ka në plan që të zgjerojë markën e vetë Yeezy (markë atletesh, bashkëpunim i Kanye-s me Adidas) dhe do të përpiqet të futet në industrinë e kozmetikë...

18:41

Tolgahan reagon për lajmet rreth Almedës

Tolgahan Sayisman, është parë dy ditë më parë duke dalë nga një sallon për meshkuj në Etiler. I ndjekur nga paparacët, Sayisman nuk u shpëtoi pyetjeve të gazeta...

17:16

Ndahet nga jeta aktori indian

Sushant Singh Rajput ka ndërruar jetë papritur në moshën 34-vjeçare. Aktori i Bollywood-it u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Mumbai ditën e sotme. Agjensia e...

16:15

Ardian Bujupi konfirmon lidhjen

Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë me emrin Sabrine. Këngëtari shqiptar ka postuar disa foto me partneren, e cila është ...

14:21

Dua Lipa feston 1-vjetorin me Anwar Hadid

Sot bëhet një vit që nga dita kur këngëtarja Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, dolën për herë të parë. Gjërat mes çiftit rrodhën shpejt dhe duket se k...

14:09

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI