Flash

Kur do të publikohet "Skulptura" e Capital T

Lapsi.al 15 June 2020
Kur do të publikohet "Skulptura" e Capital T

Në fund të vitit 2019, reperi i njohur Capital T njoftoi se 2020-a po vinte me surpriza të mëdha. Pas koncertit, “Time Capsule”, Kapo u impenjua plotësisht me albumin e tij të ri, disa prej këngëve të të cilit i ka lançuar më herët. Pandemia Covid-19 e shtyu paksa publikimin e “Skulpturës” së punuar me shumë përkushtim dhe dashuri nga reperi. Megjithatë, më në fund kemi një datë publikimi! Në një video live në Instagram, Kapo prezantoi për fansat albumin e ri, i cili lançohet në datën 1 të muajit korrik.

“Skulptura” do të përmbajë këngë solo e bashkëpunime, një prej të cilave do të jetë me Ledri Vulën, ndërsa ne mezi po presim t’i dëgjojmë të gjitha këngët që do të na shoqërojnë gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere.

“Albumit kam vendosur t’i lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.”- tregoi më herët reperi gjatë një interviste.

Të këshilluara

Filmat e pëlqyer romancë në Netflix

Nuk ka kohë të papërshtatme për të parë një film seksi, por mbrëmjet e së dielës janë duken si momenti më i mirë për të hapur Netflix-in. Në listën më poshtë, d...

18:44

Joe Exotic i kërkon ndihmë Trump

Joe Exotic është një nga personazhët kryesorë të dokumentarit “Tiger King”. Por ai ka habitur me deklaratën e tij gjatë të cilës u shpreh se do vdesë brenda ...

14:19

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI