Flash

Kelly Clarkson: Divorci ishte opsioni më i mirë

Lapsi.al 14 June 2020
Kelly Clarkson: Divorci ishte opsioni më i mirë

Kelly Clarkson dhe partneri i saj do t'i japin fund martesës pas 7 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve. Sipas këngëtares, divorci ishte opsioni i saj i vetëm.

Duket se dyshja kishte probleme prej muajsh dhe ishin përpjekur t'i zgjidhnin duke kaluar shumë kohë në prani të njëri-tjetrit. Ata u karantinuan larg Los Angeles-it për t'i kthyer gjërat në normalitet, por në fakt, rezultoi krejt ndryshe. Karantina dhe mjedisi që i rrethoi për muaj me radhë, vetëm sa e bindi çiftin përfundimisht për t'u divorcuar."Koha që kaluan bashkë në karantinë, vetëm sa e bëri edhe më sfiduese situatën. Karriera e Kelly-it e ndihmoi paksa ta hiqte mendjen nga problemet, por gjendja e këtyre muajve i dha kohë të mendonte për veten dhe martesën e saj."- shprehen burime për Entertainment Tonight.

Procesi i divorcit ka nisur prej disa javësh sepse këngëtarja e dinte që "duhet të ndiqte zemrën dhe se më në fund kuptoi që divorci ishte opsioni i saj i vetëm". Çifti janë prindër të dy fëmijëve, prandaj takimet familjare vijojnë si më parë. Në fakt, burime pranë tyre thonë se "të dy janë zemërthyer, por prioriteti kryesor janë fëmijët". "Fokusi i tyre tani është bashkëprindërimi, pasi kjo situatë ishte gjëja e fundit që ata mendonin se mund të gjendeshin ndonjëherë. Ata e kuptojnë që divorci s'është i thjeshtë për fëmijët, por si Kelly ashtu dhe Brandon janë prindër të mrekullueshëm. Duhet thjesht kohë."

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI