Flash

Rregulla të reja për Oscar pas kritikave për pabarazi rracore

Lapsi.al 13 June 2020
Rregulla të reja për Oscar pas kritikave për pabarazi rracore

Filmat që synojnë të fitojnë çmimet “Oskar” në të ardhmen do të duhet të plotësojnë kriteret e diversitetit. Vendimi i Akademisë së Arteve filmike dhe Shkencave vjen pas kritikave të shumta për pabarazi racore në industrinë e filmit, pasi njërëzit me ngjyrë janë më pak të vlerësuarit. Ndaj për 5 vitet e ardhshme është vendosur të ngrihet një grup i posaçëm që do të nxjerrë udhëzimet dhe kriteret e diversitetit për filmat konkurrues. Nëpërmjet një deklarate, theksohet se grupi do të bashkëpunojë me “Guild Producers”në SHBA, për të zhvilluar “standarde përfaqësimi dhe përfshirjeje” dhe “do të inkurajojnë praktikat e barabarta të marrjes në punë brenda dhe jashtë ekranit”. Por, rregullat e reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oskar në ceremoninë tjetër në 2021.Kritikat ndaj akademisë së filmit u intensifikua në vitin 2015 me hashtagun #OscarsSoWhite, një reagim kundër një fushate gjithëpërfshirëse të pretenduesve të aktrimit. Akademia u përgjigj pjesërisht duke dyfishuar numrin e njerëzve me ngjyre nëradhët e saj. Megjithatë, deri në vitin 2019 vetëm 316% e afërsisht 8,000 anëtarëve të saj ishin njerëz me ngjyrë.

Të këshilluara

Serialet e momentit në Netflix

The Assassination of Gianni Versace Seriali ka të bëjë me vdekjen e stilistit të famshëm botëror, Gianni Versace, jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach, Flor...

18:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI