Flash

Analiza në DW/ Gjermania e zhytur mes demonstratave dhe pleksiglasit

Lapsi.al 13 June 2020
Analiza në DW/ Gjermania e zhytur mes demonstratave dhe pleksiglasit

Infektimet me Corona janë në një nivel të ulët. Në vend ka sërish demonstrata, së shpejti do të udhëtohet. Vëzhgimet e Jens Thurau në një fazë disi konfuze të tranzicionit.

Udhëtim në mëngjes me tramvaj përmes Berlinit, për në punë . Vetëm disa javë më parë, vështirë se shikoje dikë në vagon. Tani pothuajse të gjitha mbajnë maska, por për ruajtje distance as që bëhet fjalë. 60 përqind e tramvajit duket se është mbushur. Ecje në këmbë nga tramvaji në redaksinë e DW: shumë biçikleta, shumë kalimtarë, shumë maska. Mbërritja në redaksi - një botë tjetër, më e rreptë: shumë panele pleksiglasi, dezinfektues, maska, distancë. Shumica e kolegëve të mi ende punojnë në shtëpi.

Liga gjermane e Futbollit, Bundesliga ka disa javë që luhet me radhë bosh spektatorësh, shumica e fëmijëve nuk lejohen të ndjekin mësimet, por demonstratat lejohen përsëri. Shumë kritika u duhet të dëgjojnë - me të drejtë - njerëzit që dalin në rrugë kundër kufizimeve të Coronas.

Merkel përsëri e zhytur në Zyrën e Kancelares

Nga ana tjetër, ata që protestojnë kundër racizmit në SHBA dhe atij në këtë vend - 15.000 vetë qenë fundjavën e kaluar vetëm në Alexanderplatz në Berlin - duartrokitjen. Apeli i zëdhënësit të qeverisë të hënën tingëllon pothuajse i pafuqishëm: të qëndrosh në këmbë kundër racizmit është, natyrisht, për tu mirëpritur, por - citim - "Duhet të jetë e mundur mbajtja e maskave në ngjarje të tilla dhe ruajtja e distancës minimale prej 1.5 metrash".

Epo, me sa duket nuk është kështu. E habitshme se si e ka kaluar të drejtën e veprimit te landet federale Kancelarja, e cila dukej kaq llërëpërveshur në fillim të pandemisë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh numrin e ulët të infektimeve, ajo kishte pak shanse me kursin e saj të ashpër për Coronan, po të mos dëshironte të mposhtej hapur me vota nga kryeministrat e landeve.

Sepse pushteti i veprimit ndodhej gjithmonë atje, te landet. Angela Merkel-i e dinte që edhe pesha e saj politike mund ta ngadalësonte, por jo të parandalonte, mozaikun politik. Që atëherë, ajo është rikthyer atje ku ishte përpara fjalimeve të saj mbresëlënëse para njerëzve disa javë më parë: e zhytur në Zyrën Kancelarore.

Dhe kështu ecim me kujdes përmes tunelit të Corona-s, i cili ndërkohë ka shumë dritë në fund. Por vërtet ne nuk i besojmë paqes: pijetoret dhe restorantet nuk frekuentohen as me përafërsi si shpresohej - një birrë midis xhameve të pleksiglasit ndoshta nuk të shijon edhe aq. Papritur, në media ka edhe çështje të tjera, veçanërisht trazirat në Shtetet e Bashkuara.

Shqetësim më i madh për pasojat e pandemisë

Perceptimi për Coronan tani merret më shumë me pasojat anësore: në ekonomi, në familje, në shkolla, në kopshtet ditore. Skenat e tmerrit në klinika nuk ndodhën, megjithëse në Gjermani vdiqën pothuajse 9.000 vetë. Një program gjigant konjukturor ekonomik derdh para tek njerëzit. Shumë njerëz thonë çuditërisht në sondazhe se nuk kanë më frikë nga infektimi. Virologët e kanë të vështirë të depërtojnë me paralajmërimin e tyre për një valë të dytë të virusit.

Kush e di se sa vetë lejohen të takohen aktualisht? Deri në dhjetë vetë nga një maksimum prej dy familjesh - ky është rregulli deri më 29 qershor. Por të gjithë tani e interpretojnë këtë për veten e tyre.

Ka një mall për gjendjen normale të para krizës. Kjo mund të shihet qartë në vlerësimet e sondazhit të koalicionit qeverisës. "Mamaja di çfarë të bëjë" e 15 viteve të shkuara ndoshta mund të zgjasë pak më gjatë për shumë njerëz. Por "gjendja normale", statuskuoja e para Coronas, ajo nuk ekziston më. /DW

Të këshilluara

Si ndikon grupi i gjakut tek COVID-19

Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme m...

22:38

Analiza/ Prit dhe shpreso për Joe Biden

Kancelarja Angela Merkel u pyet në një intervistë, nëse ka ende besim tek Donald Trump. Një pyetje e çuditshme. Sepse marrëdhënia transatlantike ka kohë që ësht...

18:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI