Flash

Regjizorja kosovare mbyll sytë e shtatoreve në sheshet e Prishtinës

Lapsi.al 12 June 2020
Regjizorja kosovare mbyll sytë e shtatoreve në sheshet e

Regjisorja kosovare Flutra Zymi u ka mbyllur sytë shtatoreve të shumta në sheshet e Prishtinës, duke nisur nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe shumë shtatoreve të tjera.

Ajo ka sqaruar se këtë iniciativë e ka marë që simbolikisht në mënyrë që ata të cilët luftuan për Kosovën, mos të shohin se çfarë po ndodhë në këtë vend.

“Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.

E DREJTA E MENDIMIT

Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali.

Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.

Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.

Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.

Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.

Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.” ka shkruar Flutura në rrjetet sociale krah fotove të shpërndara.

Të këshilluara

Fansat kundër Disney: Hiqni këngët raciste

Fansa të Walt Disney World dhe Disneyland po kërkojnë heqjen e kolonës zanore së lojës 'Splash Mountain', pasi ajo e ka origjinën në filmin 'Song of the South'....

21:59

Këtë vit nuk do të mbahen këto dy festivale

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë s...

15:56

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI