Flash

Caitlyn Jenner: Nuk jam penduar që kam ndërruar gjininë

Lapsi.al 12 June 2020
Caitlyn Jenner: Nuk jam penduar që kam ndërruar gjininë

Caitlyn Jenner iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë nga mashkullore në femërore në moshën 65-vjeçare, pasi siç pohoi, e kishte kaluar gjithë jetën duke luftuar me këtë shqetësim. Por ndërsa kanë kaluar 5 vite nga kjo ndërhyrje, Jenner thotë se nuk është penduar për asnjë moment dhe se tashmë ndihet tejet rehat dhe e lumtur.

“Thjesht erdhi momenti dhe unë mendova a ia vlente që Bruce ta kalonte gjithë jetën e tij në mëdyshje?! Unë kisha bërë shumë gjera të mira në jetë dhe e meritoja që të plotësoja dhe definoja veten ashtu siç ndihesha. Mendova se ishte një mundësi fantastike për të ndërruar gjininë, e madje të ndikoja edhe tek mënyra sesi njerëzit mendojnë dhe përballen me personat trans”.

Jenner sidoqoftë e pranon se pikëpamjet e saj republikane nuk përputheshin me ato të komunitetit LGBTQ. Madje ajo filloi që të mos ftohej më në ngjarje bamirësie ku më parë kishte marrë pjesë, por si Bruce dhe jo si Caitlyn.

“Në fillim mendova se mund të ndryshoja botën, por tani e kam kuptuar që të paktën kam arritur të ndryshoj një person…”.

Ndërkaq, për të paktën tre vitet e fundit, Jenner është angazhuar shumë fort në mbrojtjen e të drejtave të LGBTQ, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe bursa për studentë. Caitlyn ka qenë e martuar me Kris Jenner dhe së bashku kanë dy vajza, Kylie dhe Kandell Jenner.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI