Flash

Lë garanci $750,000, lirohet me kusht një nga policët e akuzuar për vrasjen e George Floyd

Lapsi.al 11 June 2020
Lë garanci $750,000, lirohet me kusht një nga policët e akuzuar

Ish-polici i Minneapolis, Thomas Lane është liruar sot nga burgu i Hennepin Country pas lënies së garancisë $750,000 për akuzat e ndihmës dhe mbështetjes në vrasjen e gradës së dytë dhe të vrasjes nga pakujdesia të George Floyd. Dokumentat e akuzës së tij thonë se Lane fillimisht mori nën arrest Floyd dhe mbajti këmbët e viktimës, teksa një polic i dytë e mbante në kurriz kurse Derek Chauvin i mëshonte me gju në qafë.

Paraqitja e radhës në gjykatë e 37- vjeçarit është caktuar më 29 qershor, ku avokati i tij Earl Ray thotë se do të depozitojë mocionin për lirim nga të gjitha akuzat.

Ray tha për mediat: “Tani mund të shikojmë nga jashtë atë që po ndodh. Ne do të ngrejmë mocionin dhe shpresojmë të na jepet të drejtë.”

Ish-kolegët e Lane, të bashkë-akuzuarit Tou Thao e J Alexander Kueng, mbeten ende në paraburgim, ashtu si dhe i akuzuari kryesor Derek Chauvin.

Ky i fundit u zbulua dje se njihej më herët me viktimën dhe kishin pasur kontradikta gjatë punës si roje private sigurie.

Që prej daljes së pamjeve të vdekjes makabre të Floyd gjatë arrestimit, protestat kanë përfshirë të gjithë SHBA dhe po kthehen në një lëvizje të gjerë popullore anti-raciste.

Përveç dëmeve të shumta materiale, nëntë njerëz raportohet se kanë humbur njërin sy, një oficer policie ka vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Të këshilluara

Si ndikon grupi i gjakut tek COVID-19

Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme m...

22:38

Analiza/ Prit dhe shpreso për Joe Biden

Kancelarja Angela Merkel u pyet në një intervistë, nëse ka ende besim tek Donald Trump. Një pyetje e çuditshme. Sepse marrëdhënia transatlantike ka kohë që ësht...

18:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46