Flash

Klodiana Shala largohet nga Shqipëria, 'Nuk po e vlerësojnë sportin'

Lapsi.al 11 June 2020
Klodiana Shala largohet nga Shqipëria, 'Nuk po e vlerësojnë

Klodiana Shala e ftuar në “Kafe shqeto” në Syri Tv, foli gjatë për kujdesin që duhet të kemi me të ushqyerin, sidomos këtë periudhë, në të cilën njerëzit kanë neglizhuar aktivitetet për shkak të pandemisë, si dhe për mosmbështetjen e sportit nga qeveria.“Sporti nuk duhet të quhet luks, pasi është nevojë. Është jo vetëm për të hequr kilet, por bën mirë dhe psikologjikisht “, është shprehur Shala.

Më tej, ajo ka shtuar: “Të ushqyerit mirë. Nuk them të hamë një herë në ditë apo 5 herë, them që të hamë të duhurën dhe të ushtruarit aktivitet fizik të paktën 20 minuta në ditë”. Klodiana Shala theksoi se për tu dobësuar ndihmon më shumë ecja e shpejtë, se sa vrapi.  Klodiana Shala rrëfeu në emisionin “Kafe shqeto” të Flavio Qarrit se është mërzitur nga mospërfillja e qeverisë ndaj sportit. Ajo ka vendosur të largohet nga Shqipëria.“Unë shquhem si atdhetare. Jam me prejardhje nga Kosova e them që kosovarët janë shumë atdhetarë. Si duket gjaku im kosovar më ka mbajtur. Unë kam qenë zëri i sportistëve dhe kam thënë që ata janë ambasadorë të shtetit, Shqipërisë. Populli po rri qetë nuk po do të bëjë ndryshimin. Mua nuk po më pëlqen më kjo pjesë, ndaj më mirë po largohem se sa të rri këtu”, ka thënë Klodiana Shala

Të këshilluara

Këtë vit nuk do të mbahen këto dy festivale

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë s...

15:56

J.K. Rowling, e mbijetuar e abuzimit seksual

J.K. Rowling zbuloi për herë të parë se është e mbijetuar e abuzimit në familje dhe sulmeve seksuale në një ese të gjatë dhe personale si përgjigje ndaj kritika...

14:59

Iggy Azalea bëhet nënë në mënyrë sekrete

Prej muajsh tashmë përflitej se Iggy Azelea ishte në pritje të ëmbël pasi nuk ka postuar më foto të reja në rrjetet sociale, nuk është parë në asnjë event dhe n...

13:40

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI