Flash

Harry Styles anulon turin muzikor e këtij viti

Lapsi.al 11 June 2020
Harry Styles anulon turin muzikor e këtij viti

Harry Styles duket se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë koncert këtë vit.

Këngëtari 26-vjeçar njoftoi të mërkurën se turneu i tij “Love On Tour” që ishte parashikuar të mbahej sivjet, u shty për 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit. Mesazhi që ndau përmbante gjithashtu data të planifikuara nga 14 gushti deri më 31 tetor 2021, si dhe konfirmim që këngëtari Jenny Lewis do ta shoqëronte në turne ndërsa Orville Peck dhe Madison Cunningham do t’i bashkohen atij për dy shfaqjet e fundit në New York.

“Këtë verë ishim të ngazëllyer që po sillnim ‘Love On Tour’ në Amerikën e Veriut. Sidoqoftë, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19 ne u detyruam të sjellin data për vitin tjetër”, ka shkruar Styles në postimin e tij.

“Mirëkuptimi i ekipit tim dhe të gjithë fansave në mbarë botën do ketë përparësinë kryesore. Unë mezi pres që t’ju shoh të gjithëve, sa më shpejt që është e sigurt për ta bërë këtë”, vazhdoi ai.

Të këshilluara

Fansat kundër Disney: Hiqni këngët raciste

Fansa të Walt Disney World dhe Disneyland po kërkojnë heqjen e kolonës zanore së lojës 'Splash Mountain', pasi ajo e ka origjinën në filmin 'Song of the South'....

21:59

Këtë vit nuk do të mbahen këto dy festivale

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë s...

15:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI