Flash

Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës

Lapsi.al 11 June 2020
Një pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e
Një pjesë e gazetarëve shqiptarë dhe e shoqatave për lirinë e mediave po brohorasin si një fitore të angazhimit të tyre, konkuzionet e Venesias kundër paketës antishpifje. Fakti se nga juristët e regjur të komisionit u fshikullua roli i institucioneve të "pavarura", si "AMA", se u kundërshtuan gjobat e larta që rrezikojnë mbylljen e mediave on line, apo shmangia e gjyqësorit në zgjidhjen e konfikteve mes gazetarëve dhe "viktimave" të punës së tyre, me sa duket e varrosi përfundimisht këtë projekt të çmendur të qeverisë. Madje, thirja për vetërregullim nga komuniteti i gazetarëve dhe jo nga politika, i dha fund një përpjekje autokratike për kontrollin e mediave të reja. lexo me tej:

Komisioni i Venecias, tjetër shpullë Ramës për paketën antishpifje

Por, sado e fortë të jetë fitorja e pushtetit të katërt ndaj atij politik, rëndësia e kësaj beteje nuk qëndron në ngadhënjimin e fjalës së lirë. Opinioni i fundit i Venecias nuk ka vlerë vetëm se shërbeu si një mburojë për mediat on line (kazanët sipas Ramës), por se me anë të tij ne dekriptojmë më mirë fytyrën e regjimit që kemi mbi krye. Në këtë kuptim, ai nuk duhet duhet parë i shkëputur nga leximet e fundit që komisioni i ka bërë realitetit shqiptar. Fillimisht ky grupim me përvojë juristësh ndërkombëtarë arriti në konkluzionin se pretendimet e ngritura nga rilindja për shkarkimin e presidentit të republikës, nuk përbënin shkelje serioze. Pra në një kohë kur në Shqipëri bëhej gurguleja se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Venecia as nuk mendonte kështu, dhe as gjente justifikime të vlefshme që Edi Rama të kapte edhe presidencën. E njëjta situatë u përsërit edhe për emërimet e Gjykatësve të rij kushtetues. Tentativa e shumicës parlamentare për ta kapur këtë institucion, përmes lojrave meskine të Adrian Dvoranit, i cili në bashkëpunim me parlamentin donte të shpinte në këtë gjykatë besnikët e partisë, u fshikullua nga ky komision. Venecia në dokumentin e saj vulosi se rruga e ndjekur nga KED dhe parlamenti “krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet... ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”. Pra, për atë që ka ndodhur realisht në Shqipëri gjatë vitit të fundit (qershor 2019-qershor 2020) Venecia na ka dhënë një pasqyrë të qartë. Ajo në thelb na ka treguar se pushteti i Edi Ramës, po kërkon të mposhtë me rrugë ekstraligjore të gjitha kundërpushtetet në vend, edhe mediat edhe gjykatën madje edhe të shkarkojë kreun e shtetit. Mënyrë më të mirë për të kuptuar se po kalojmë nga një sistem monist drejt një regjimi autokratik nuk ka. Pas portretizimit të errët që i bënë gazetat më të mëdha perindimore, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ish artistit që u shndërrua në një politikan ‘barbar” (lexo linkun poshtë), dokumentet që na ka shpalosur para syve Venecia, janë pasqyra më e panshme për të kuptuar trokitjen e një diktature.

Andi Bushati: Roli i fundit i një artisti barbar

Dhe për këtë nuk është nevoja të besohen as kazanët vendas, as makineria opozitare e baltës. Mjafton të shfletosh shtypin e huaj dhe sidomos, juristët me reputacion ndërkombëtar, që na kanë lënë mbi duar, opinionet e fundit nga Venecia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Luli nuk është më opozita

Opozita si term vjen nga latinishtja dhe do të thotë "të jesh kundër" dikujt apo diçkaje. Establishmeti Luli Rama sapo hodhi hapin vendimtar drejt altarit të...

19:14

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Rastësitë nuk janë gjithmonë të pafajshme. Në të njëjtën ditë që diplomatët e lartë amerikanë kanë përshëndetur rrëzimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet dhe...

12:14

Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut

Pas skandalit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, çeshtja nëse ai do duhej të qëndronte ende në detyrë as nuk do të shtrohej fare si pikëpyetje në një sho...

21:57

Heshtja rraskapitëse e "zotit Luli Basha"

Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur kurrë shpresë tek ai. Edhe njëherë ai ka anashkaluar, ose e ka lënë vetë të kalojë një nga ato ska...

12:49

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI