Flash

Paul Mccartney kundër Italisë për anulimin e koncerteve

Lapsi.al 10 June 2020
Paul Mccartney kundër Italisë për anulimin e koncerteve

Këngëtari i njohur i ‘Beatles’ Paul Mccartney në faqen e tij zyrtare në Facebook ka kritikuar vendimin e marrë nga qeveria italiane për të mos rimbursuar  spektatorët për shfaqjen live të anuluar për shkak të koronavirusit por për të ofruar kupona.

‘Është me të vërtetë skandaloze që ata kanë paguar një biletë për një shfaqje dhe nuk mund të marrin paratë e tyre. Pa fansa nuk do të kishte muzikë live. Ne nuk pajtohemi aspak me atë që ka bërë qeveria italiane dhe Assomusica’ ka shkruar në postim Mccartney duke shtuar më tej: 'Organizatorët italian i shfaqjeve tona dhe ligjëvënsit italian duhen të bëjnë gjënë e duhur në këtë rastë.Të gjithë ndjemë shumë keqardhje që shfaqjet nuk mund të zhvillohen por kjo është një ofendim për fansat'.

Mccartney kishte njoftuar turneun e tij verorë me një ndalesë në Napoli më 10 qershor dhe më 13 po të këtij muaji do të merrte pjesë në Festivalin Veror Lucca. Këto dy ngjarje u anuluan për shkak të emergjencës Covid-19.  Ndërsa të gjithë fansave nga vendet e tjera që do të merrnin pjesë në këto evelimente i’u është ofruar rimbursim i plotë.

Assomusica (Shoqata Italiane e promovuesve të muzikës live) ka krijuar një dekret që autorizon mbajtësit e biletave të blera të shfaqjeve live për të kërkuar një kupon me një vlerë të barabartë.

Të këshilluara

Sot, 99-vjetori i Dukës së Edinburg

Ditën e sotme, Duka i Edinburgh, feston ditëlindjen e 99-të. Në faqen zyrtare të pallatit mbretëror në Instagram nuk ka munguar një urim i veçantë për Dukën, m...

14:02

Rita Ora flet për paragjykimet si emigrante

Edhe Rita Ora ka ngritur zërin së fundmi kundër çështjeve të racizmit, pas vdekjes mizore të afro-amerikanit George Floyd. Ajo ka publikuar vazhdimisht këto ...

09:47

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI