Flash

Capital T publikon këngën e re të albumit (Video)

Lapsi.al 10 June 2020
Capital T publikon këngën e re të albumit (Video)

Capital T nuk e lejoi aspak pandeminë apo problemet e pranverës të 2020-ës t’i ngadalsonin vrullin dhe jo vetëm që publikoi këngë të reja, të cilat sigurisht u kthyen në hite, por tani ka gati një album të ri. Ah po, edhe një bashkëpunim me Ledri Vulën që pritet ta publikojë në ditët në vazhdim e që me siguri do e dëgjojmë gjatë gjithë verës.

Me anë të një postimi në Instagram sot, reperi ka prezantuar këngën e parë të albumit “Skulpture”, ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Bashkangjitur me një video që është personfikim i shprehjes “Living the best life”, Capitali jep edhe një mesazh të rëndësishëm për atë që po kalojmë këtë vit. “Viti 2020 ma shumë se çdo tjetër na ka mësuar se çka dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Jepi kuptim secilës ditë dhe jetoje çdo ditë si të ishte e fundit. E në ditën time të fundit do kisha dashur të isha TU FESTU. Ashtu siç e ka emrin edhe kënga e parë e albumit Skulpture. Gëzuar dhe shijojeni jetën.”- shkruan artisti.

Të këshilluara

Sot, 99-vjetori i Dukës së Edinburg

Ditën e sotme, Duka i Edinburgh, feston ditëlindjen e 99-të. Në faqen zyrtare të pallatit mbretëror në Instagram nuk ka munguar një urim i veçantë për Dukën, m...

14:02

Rita Ora flet për paragjykimet si emigrante

Edhe Rita Ora ka ngritur zërin së fundmi kundër çështjeve të racizmit, pas vdekjes mizore të afro-amerikanit George Floyd. Ajo ka publikuar vazhdimisht këto ...

09:47

A do të ketë një ndarje mes Kim dhe Kanye

Kim Kardashian u ka dhënë fund njëherë e mirë fjalëve për divorc! U desh ditëlindja e Kanye West që ajo të bënte disa publikime vërtet romantike për partnerin d...

16:09

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI