Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Debati në Open/ Rama shkëlqen si batutaxhi por del bllof me shifrat

Lapsi.al 9 June 2020
Debati në Open/ Rama shkëlqen si batutaxhi por del bllof me shifrat

Edi Rama ka shkëlqyer edhe njëherë si batutaxhi ndërkohë që nuk ka treguar dot të njëjtën aftësi në njohjen e dosjeve të shtetit.

Të hënën në mbrëmje në një debat me gazetarë në "Open" ai është kalamendur mbi 10 minuta për të treguar se sa është numri i të papunëve pas krizës së Covidit (70 mijë), ka dëshmuar se nuk ka asnjë projeksion se si do të shkojë kurba e tyre në muajt që vijnë, për pasojë se nuk ka asnjë paketë të re ndihme për viktimat e post pandemisë, se nuk i njihte shifrat e studimeve të Bankës Botërore, dhe nuk i pranonte ato të FMN.

Fillimisht ai debatoi me gazetarët në studio lidhur me faktin se pati premtuar një paketë të tretë në 22 -25 maj. Por Rama tha se kjo nuk qe më e nevojshme pasi njerëzit tani po fillojnë punën (Shiko videot ne fund te shkrimit: çfare premtoi dhe si e drodhi Rama).

Por në fakt, të dhënat tregojnë krejt të kundërtën.

Sipas një raporti të Bankës Boterore, 30% e individëve kanë qenë të punësuar në kompani të mbyllura si pasojë e COVID-19 dhe krizës ekonomike. 14.7% e punonjësve të tjerë shfaqin probleme dhe kërkesë të ulët si rrjedhojë e gjendjes ekonomike në industrinë tesktile. Pra 45% e të punësuarve të pyetur janë në krizë. Sipas studimit të Bankës Botërore llogaritet se bizneset të mos paguajnë 459 milionë euro paga për punonjësit e tyre. Më konkretisht ka një rrezik që 38% e pagave të ndërpriten për qytetarët nga kompanitë si pasojë e falimentit apo gjendjes së vështirë.  Raporti i BB thotë që “Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur". Në Mal të Zi, psh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%

I vënë para këtyre fakteve dhe parashikimit se 38% e të punësuarve mund të humbin pagat, kryeministri, ose nuk qe në djeni ose nuk tha të vërtetën kur e mohoi ekzistencën e këtij studimi të Bankës Botërore (lexoje studimin këtu).

Kryeministri gjithashtu mohoi një studim të FMN sipas të cilit Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën direkte që i ka dhënë atyre që kanë humbur punën dhe ekonomisë në krizë. Me afro 80 miljonë euro në dy paketa Shqipëria, ka shpenzuar vetëm 0.8 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që Kosova e ka pasur këtë shifër tre fish më të lartë. Këtu tabela me vendet e Ballkanit perendimor sipas FMN.

Por edhe në këtë pikë kryeministri u tregua shumë rixhid për të pranuar realitetin.

Rama nuk kishte as një përgjigje të prerë se përse fillimisht, kur do e ndërtonte teatrin me Fushën tha se shteti nuk kishte para për ta bërë vetë teatrin, pastaj pas tërmetit dhe krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia vendosi të marrë 30 milionë euro kredi (kur vetëm 80 milionë ka dhënë për të zbutur pasojat e Covid-19). Kryeministri tha se shteti mund të marrë kredi për ndërtimin e teatrit, por jo për të dhënë pagat, ndërkohë që shumë vende kanë marrë borxh pikërisht për këtë gjë.

Në vend që të jepte përgjigje sa herë u pyet nha gazetarët në studio për shifra, premtime dhe projekte konkrete ndihme, kryeministri iu përgjigj me anekdoda, sharje dhe ofendime banale atyre.

Pra edhe njëherë të hënën në Open, shkëlqeu batutaxhiu Edi Rama, por dështoi kryeministri që duhet të njohi punët e shtetit. ©Lapsi.al

[video width="1646" height="790" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8624.mp4"][/video]

[video width="1548" height="730" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8623.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43