Flash

Skenaristët e Friends tregojnë çfarë duhet të ishte bërë ndryshe

Lapsi.al 8 June 2020
Skenaristët e Friends tregojnë çfarë duhet të ishte

Marta Kauffman e cila së bashku me David Crane krijuan sitcom-in më të famshëm të të gjitha kohërave, u emocionua gjatë festivalit virtual TV ATX 2020 kur u pyet se çfarë do të dëshironte të bënte ndryshe nëse do të kthehej pas në fillim të karrierës. “Do të doja të dija atë që di sot,” tha Kauffman me lot në sy. “Kërkoj ndjesë, thjesht do të doja të dija çfarë di sot. Do të kisha marrë vendime shumë ndryshe.”

Ajo tha se “gjithmonë ka inkurajuar diversitetin”, por do të donte të kishte bërë më shumë. Kauffman i referohet mungesës së aktorëve të rasave të tjera në kast. Në janar, David Schwimmer, i cili luan rolin e Ross, u shpreh se ka patur një “qasje të vetëdijshme” për të sjellë më shumë diversitet në “Friends”. Ai theksoi se gjatë sezoneve, ka dalë nëpër takime me personazhe afro-amerikane dhe aziatiko-amerikane.

“Friends” u transmetua në 1994-2004 dhe në shkurt u konfirmua një rikthim i sitcom-it, por nuk ka ende një datë ekzakte për shkak të pandemisë.

Të këshilluara

Vjen në jetë fëmija i parë i Mc Kreshës

Reperi MC Kresha është bërë baba për herë të parë. Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër të një vajze vetëm pak muaj nga kurorëzimi i martesë...

18:22

Ndahet nga jeta aktori indian

Aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare. Sarja, i cili luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You” vdiq nga një ata...

17:56

Mc Kresha bëhet baba për herë të parë

Reperi MC.Kresha është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur babai i gruas së reperit. Ai në Facebook ka shkruar një status ku vajzës që quhe...

17:52

Tom Hanks jep këshilla prindërimi

Ndër vite Tom Hanks është shndërruar në babain e preferuar të amerikanëve me rolet e tij ikonike në “Forrest Gump”, “Cast Away”, “Toy Story” etij. Së fundmi ai ...

13:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI