Flash

Scott Disick kthehet në krahët e Kourtney Kardashian

Lapsi.al 8 June 2020
Scott Disick kthehet në krahët e Kourtney Kardashian

Ish partnerët Scott Disick dhe Kourtney Kardashian dyshohet se janë rikthyer së bashku pasi, po kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Burime të afërta të Scott kanë treguar se ai vetëm po e rrethon veten me persona, të cilët po e mbështesin atë gjatë trajtimit shëndetësor.

37-vjeçari, i cili shpesh shihet në serialin “Keeping Up With The Kardashians”, kohët e fundit ka qenë duke u përballur me probleme të shëndetit mendor, prej të cilave erdhi dhe ndarja me ish të dashurën Sofia Richie.

Thashethemet tregojnë se ai këto probleme i ka pasi është konsumues i alkoolit dhe drogërave të ndryshme, por avokati i Scott i ka hedhur poshtë këto aludime dhe ka deklaruar se klienti i tij po përballet me probleme emocionale që i janë shfaqur nga vdekja e prindërve.

Një burim i afërt tregon:

“Scott është aq i lumtur që ai dhe Kourtney shkojnë aq mirë dhe sa e lehtë duket jeta me të. Është e çuditshme për të gjithë të tjerët, por jo për ta. Ata janë si miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Kourtney nuk ka ndërmend një kthim romantik, por Scottin nuk e pengon kjo gjë për të flirtuar gjithë kohës.”

Kujtojmë se 41 vjeçarja dhe Disick kanë pasur një histori tepër të gjatë me ndarje e pajtime që nga 2006 deri në 2015, kur i dhanë fund përfundimisht mardhënies.

Së bashku janë prindër të tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign.

Scott është ende mik i familjes së madhe Kardashian dhe ruan një raport të mirë me çdo antar të saj, prandaj dhe ai ftohet në çdo festë familjare.

Të këshilluara

Vjen në jetë fëmija i parë i Mc Kreshës

Reperi MC Kresha është bërë baba për herë të parë. Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër të një vajze vetëm pak muaj nga kurorëzimi i martesë...

18:22

Ndahet nga jeta aktori indian

Aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare. Sarja, i cili luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You” vdiq nga një ata...

17:56

Mc Kresha bëhet baba për herë të parë

Reperi MC.Kresha është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur babai i gruas së reperit. Ai në Facebook ka shkruar një status ku vajzës që quhe...

17:52

Tom Hanks jep këshilla prindërimi

Ndër vite Tom Hanks është shndërruar në babain e preferuar të amerikanëve me rolet e tij ikonike në “Forrest Gump”, “Cast Away”, “Toy Story” etij. Së fundmi ai ...

13:22

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI