Flash

Madonna shfaqet me paterica në protestë

Lapsi.al 8 June 2020
Madonna shfaqet me paterica në protestë

Madonna është shfaqur së fundmi në një nga protestat e organizuara në Londër, për kauzën tashmë globale “Black Lives Matter”, të cilat kanë nisur fillimisht në SHBA për shkak të vrasjes së George Floyd. Mbretëresha e muzikës pop, është shfaqur në krah të shumë protestuesëve dhe personazheve të famshëm si Anthony Joshua dhe Boris Becker.

Duket se fakti që është me paterica, për shkak të një lëndimi në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar, nuk e ka penguar 61-vjeçaren t’i bashkohej kësaj proteste dhe të ngrejë zërin kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Madonna u shfaq me një bluze me mbishkrimin “Black Lives Matter”, ndërkohë që mbante një palë syze dielli të mëdha. Artistja është vetëm një nga yjet e showbiz-it që i është bashkuar kauzës, jo vetëm në rrjetet sociale dhe nëpërmjet platformës së saj, por edhe fizikisht.

Të këshilluara

Forbes publikon më të pasurit për 2020

Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n dhe nuk do ta besoni pak kush e mban vendin e parë. Kylie Jenner. Ajo ka fituar 590 mili...

21:45

20 fakte rreth Steve Jobs

Pavarësisht arritjeve të padiskutueshme të një nga njerëzve më inovatorë të kohës sonë, rruga e Steve Jobs drejt suksesit mund të jetë shumë gjëra, përveçse e z...

11:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI