Flash

Kendall Jenner reagon pas akuzave për photoshop (Foto)

Lapsi.al 8 June 2020
Kendall Jenner reagon pas akuzave për photoshop (Foto)

Një foto e Kendall Jenner-it që lidhet me protestat masive në Amerikë, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit. Supermodelja shfaqej duke protestuar teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej "Black Lives Matter", por kishte diçka në hijën e saj, që qartazi dukej nga fotoja.

Hija tregonte Kendall-in me duar të ngritura, por bosh, pa pankartë, si në foton e publikuar. Njerëzit e nervozuar reaguan menjëherë në Tëitter, duke e akuzuar për fotoshop dhe mungesë të theksuar serioziteti ndaj çëshjtes në fjalë.

Kendall Jenner reagon pas detajit që u bë viral në këtë

"Kendall Jenner që editon një pankartë në duart e saj, është një indikacion i mirë që na tregon sesa seriozisht duhen marrë mendimet e VIP-ve."- shkruan dikush. Pas gjithë komenteve, Kendall u detyrua të reagojë duke thënë se ajo foto nuk i përket asaj dhe se është e gjitha photoshop.

"Kjo është fotoshopuar nga dikush. Unë s'kam postuar diçka të tillë!" Kjo nuk është hera e parë që Kendall përfshihet dashje pa dashje në të tilla situata.

Të këshilluara

Madonna shfaqet me paterica në protestë

Madonna është shfaqur së fundmi në një nga protestat e organizuara në Londër, për kauzën tashmë globale “Black Lives Matter”, të cilat kanë nisur fillimisht në ...

09:57

Forbes publikon më të pasurit për 2020

Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n dhe nuk do ta besoni pak kush e mban vendin e parë. Kylie Jenner. Ajo ka fituar 590 mili...

21:45

20 fakte rreth Steve Jobs

Pavarësisht arritjeve të padiskutueshme të një nga njerëzve më inovatorë të kohës sonë, rruga e Steve Jobs drejt suksesit mund të jetë shumë gjëra, përveçse e z...

11:15

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI