Flash

Joe Exotic letër Trump: "Nëse nuk më ndihmon do vdes"

Lapsi.al 8 June 2020
Joe Exotic letër Trump: "Nëse nuk më ndihmon do vdes"

Joe Exotic i cili është një nga personazhët kryesorë të dokumentarit “Tiger King” deklaroi se do vdesë brenda 2-3 muajve nëse nuk merr ndihmë nga presidenti Donald Trump. 57 vjeçari tha se ‘shpirti i tij ka vdekur’ pasi shpjegoi se ai nuk ka mundur të qëndrojë i qetë teksa vuan dënimin, pa akses në telefon dhe internet. Ai i kërkon një mrekulli presidentit të SHBA-ve për t’ia falur lirinë. Exotic tha gjithashtu se atij i duhen injeksione gjaku çdo 4 javë për shkak të problemeve me shëndetin imunitar, por ka që në muajin janar që nuk e ka marrë kurën. Në letrën e shkruar për fansat, mbështetësit dhe të dashurit e tij ai thotë:

“Unë kam rënë në peshë kohët e fundit, plagët s’po më shërohen. Brenda 2-3 muajve unë do jem i vdekur. Duket sikur më kanë dënuar me vdekje, gjithashtu më kanë ndërprerë ilaçet.”Joe e krahasoi burgosjen e tij me ferrin.Në një pjesë tjetër të letrës së tij ai bëri disa komente mbi racën që i përket, pasi ai pretendoi se do ishte trajtuar shumë më mirë nëse nuk do të ishte i bardhë.Gjithmonë pa pranuar fajësinë e tij, Joe e përmbylli letrën duke iu lutur emrave të famshëm si Cardi B dhe Kim Kardashian për ta ndihmuar atë të dilte nga burgu.

oe, emri i vërtetë Joseph Maldonado-Passage, aktualisht po vuan një dënim me 22 vjet burg, pasi u shpall fajtor për komplotin për të vrarë rivalen e tij, aktivisten e të drejtave të kafshëve Carole Baskin, 58 vjeç.

“Tiger King” ishte i bindur se ajo dëshironte të shkatërronte kopshtin zoologjik të tij, Greater Wynnewood Park të Kafshëve Ekzotike në Oklahoma.

Joe gjithashtu u shpall fajtor për 17 akuza të abuzimit të kafshëve.

Të këshilluara

Tom Hanks jep këshilla prindërimi

Ndër vite Tom Hanks është shndërruar në babain e preferuar të amerikanëve me rolet e tij ikonike në “Forrest Gump”, “Cast Away”, “Toy Story” etij. Së fundmi ai ...

13:22

Madonna shfaqet me paterica në protestë

Madonna është shfaqur së fundmi në një nga protestat e organizuara në Londër, për kauzën tashmë globale “Black Lives Matter”, të cilat kanë nisur fillimisht në ...

09:57

Forbes publikon më të pasurit për 2020

Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n dhe nuk do ta besoni pak kush e mban vendin e parë. Kylie Jenner. Ajo ka fituar 590 mili...

21:45

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI