Flash

Pas marrëveshjes/ Rreziku i një boomerangu për Bashën

Lapsi.al 7 June 2020
Pas marrëveshjes/ Rreziku i një boomerangu për Bashën

PD ka hedhur hapa drejt zgjedhjeve të reja, duke lënë përshtypjen se kushtet për një garë elektorale të lirë dhe të ndershme janë krijuar. Lulzim Basha në kryesinë e demokratëve të mbledhur sot, ka vendosur të nisë procesin e konsultimit për përzgjedhjen e emrave për deputetë dhe kryetar bashkie.

“Kryesia vendosi të fillojë procesi i PËRZGJEDHJES, KONSULTIMIT DHE SELEKSIONIMIT TË KANDIDATURAVE për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, sipas parimit të konsultimit aktiv me anëtarët e PDSH-së, sipas parimit statutor “një anëtar, një votë”, – thanë burime brenda mbledhjes.

Por kjo nismë që vjen menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, krijon dy probleme të mëdha tek mbështetësit e opozitës, që shumë shpejt mund të kthehet në boomerang.

Nga njëra anë ajo krijon iluzionin se garancitë për një votim të lirë dhe të ndershëm janë krijuar. Edhe në statuset e tij kryeministri Rama po i mëshon idesë se Lulzim Basha deri tani ka dalë kot në rrugë dhe se këtej e tutje është bindur për tu futur prapë në zgjedhje. Pra, fakti që sapo u firmos pakti me Gjiknurin, opozita po nxiton të bëhet gati për garën elektorale në fakt ul presionin ndaj pushtetit dhe vigjilencën e ndërkombëtarëve, ndërkohë që megjithë kamerat, identifikimin biometrik dhe hapjen e kutive, gjithçka mbetet ende e pasigurtë.

Pika e dytë e dyshimtë është iluzioni se strukturat e PD duhet të bëhen gati të zgjedhin edhe kandidatët për kryebashkiakë. Kjo thirrje krijon idenë se përsëritja e zgjedhjeve lokale është afër. Por në fakt nuk është kështu. Për këtë nuk ka ende asnjë indicie të shprehur në publik. Për t'u bërë e mundur kjo, ka vetëm një rrugë. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për anullimin e 30 qershorit. Por kjo gjykatë ende nuk është funksionale dhe për më tepër edhe kur të bëhet askush nuk ka garanci se ajo do të jetë aq e pavarur sa të anullojë farsën moniste të verës së shkuar.

Pra me krijimin e iluzionit se zgjedhjet do jenë të ndershme dhe se gara elektorale për pushtetin lokal mund të përsëritet, PD po luan me shpresat e përkrahësve të saj, njësoj si në kohën kur i thërriste ata në mitingje se ajo qe dita kur do të rrëzohej Rama. Dhe një shpresë e zhgënjyer është shumë më keq sesa një e pandezur. Duke rritur pritshmëritë më tepër sesa duhet, PD po riskon të shkurajojë në afatgjatë trupat e saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI