Flash

Kthesa 180 gradë/ Pse u detyrua Rama të heqë dorë nga komisionerët e rilindjes

Lapsi.al 6 June 2020
Kthesa 180 gradë/ Pse u detyrua Rama të heqë dorë nga
Në të gjithë atë që ndodho në 24 orët e fundit mes të enjtes dhe të premtes, ka mbetur një mister. Arritja e një marrëveshje surprizë në minutat e fundit mes shumicës, opozitës dhe Rudina Hajdarit (të gjithë kanë hedhur firmën) ka lënë pas një pyetje enigmë: Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqet nga ajo për të cilën u betua se s’do ta lëshonte? Mjafton të shikosh emisionin e mbrëmshëm “Opinion” dhe debatin e kryeministrit me Fevziun, Rakipllarin dhe Artan Hoxhën, për të kuptuar se Rama mbrojti për gati 20 minuta sistemin e komisionerëve të depolitizuar. Ai rendit një sërë argumentesh se përse duhej bërë tani, se çfarë kishte rekomanduar ODHIR, dhe se çfarë kërkonte BE. Edhe në Tv Klan, ai mbrojti të njëjtat teza që kishte thënë gjatë fjalës së tij të gjatë paradite në parlament, duke krijuar përshtypjen se PS nuk lëvizte nga ky instikam. / Pra konkluzioni është se mbrëmë deri në mesnatë ai nuk qe i vetëdijshëm që duhej ta bënte këtë lëshim. (LEXO KETU) Po atëherë çfarë ndodhi? Pse kryeministri kreu një piruetë 180 gradë? Kush e detyroi të tërhiqet? LEXO EDHE:

Rama: Basha ka frikë nga zgjedhjet, do pushtetin në tavolinë

E vetmja hipotezë është ajo e humbjes së peshës së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe marrjes së stafetës sërish nga BE, ku trysnia gjermane mendohet se ka qenë tejet e fortë për plotësimin e kushteve të opozitës. Ndërkohë që Yuri Kim e kishte konsideruar shumë të mirë draftin e arritur në rezidencën e saj, stafi i Sorecas i çoi PD një version të ri kompromisi. Sipas asaj që propozoi delegacioni i BE-së në Tiranë: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.” Të premten paradite PD i tha PO këtij versioni. Pikërisht këtu mendohet që Rama të jetë gjendur i papërgatitur. Ai nuk e ka pranuar këtë “deal”. Diplomatët kanë filluar sërisht lëvizjet dhe në këtë pikë nuk kuptohet mirë se kush propozoi rikthimin tek formula e vjetër me komisionerë partiakë.

Detaje nga reforma zgjedhore/ Zbulohet si do jenë komisionet e votimit dhe të numërimit

Në mbrëmje tryeza nuk u mblodh më në rezidencën amerikane dhe u kthye në pallatin e kongreseve me marrëveshje gati për firmë. Edi Ramës që kishte dorëzuar shumë më tepër se sa kishte menduar një natë më parë, si mbeti veçse të bënte ironi me Bashën: “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”! Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata. Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë” shkroi ai pasi gjithçka qe firmosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI