Flash

Krizë në sektorin e kinematografisë në Hollywood

Lapsi.al 6 June 2020
Krizë në sektorin e kinematografisë në Hollywood

Unioni i Studiove Filmike të Hollywood-it ka propozuar që të bëhen teste masive për të gjithë punëtorët në mënyrë që të rikthehen në shesh-xhirim. Testet do të bëhen për të gjithë aktorët, regjisorët, teknikët etj., për t’i dhënë mundësi atyre që përfundojnë projektet filmike që mbetën pezull si pasojë e Covid 19.

Task-forca që është ngritur brenda Hollywood-it ka dërguar shumë rekomandime guvernatorëve të Nju Jorkut dhe Kalifornisë që janë edhe dy prej korporatave më të mëdha prodhuese të filmave dhe po presin dritën jeshile për përfunduar setet e xhirimit.

Në një dokument 22 faqësh task-forca iu kërkon atyre testim masiv për stafet, monitorim të përditshëm të temperaturës dhe kontrolli i simptomave si dhe pajisjen në masë me maska.

Megjithatë maska do përdoret kur aktorët të jenë afër me njëri-tjetrin por jo duke xhiruar skenat e filmave. Unioni i Studiove Filmike u ka kërkuar producentëve që të minimizojnë situatat ku aktorët ndërveprojnë dhe të përdorin efekte dixhitale kur bëhet fjalë për filma erotikë.

Rregullat do të vlejnë njëlloj për të gjithë gjigandët televiziv si Walt Disney, Netflix, Warner Bross, Universal Studios etj. Gjithashtu do të për kryerjen e testimeve do të përcaktohet një vend i posaçëm ku aktorët dhe punëtorët do të testohen me radhë dhe nëse rezultojnë pozitiv nuk do të jenë pjesë e filmave ku ata janë parashikuar të interpretojnë.

Kompanitë e filmave prej më shumë se tre muajsh kanë qenë të mbyllura duke pësuar shumë humbjet më të mëdha në dekadat e fundit.

Të këshilluara

Leigh Anne flet për rracizmin

Leigh-Anne Pinnock postoi mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale një video emocionale ku tregonte se si ajo vetë është viktimë e racizmit. Këngëtarja e grupit ...

17:28

Loredana mban ende të varur në mur, Mozzik

Së fundmi Loredana ka postuar një video të Hanës në InstaStory, por ajo çfarë na ra në sy është fotografia e saj me Mozzik që është e varur në mur. Loredana ...

20:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI