Flash

Ndahet nga jeta artisti Përparim Tomçini

Lapsi.al 5 June 2020
Ndahet nga jeta artisti Përparim Tomçini

Artisti i talentuar Përparim Tomçini është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Tomçini është i njohur për krijimtarinë e tij të suksesshme muzikore dhe për autorësinë e mbi 400 kompozimeve e përpunimeve të këngëve e melodive. Artisti ka lindur në vitin 1955, në Peshkopi.

 Ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera (1975-1979). Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës (Qendrën Kulturore) “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në bashkinë e Kamzës. Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student.

Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, me të cilën mori çmimin e dytë edhe në Koncertet e Majit të atij viti, ndërsa në vitin 1984, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”. Në vitin 1989, në konkursin e krijimtarisë artistike, mori Çmim të Dytë me një poemë simfonike. Është autor i përpunimeve muzikore në mënyrë mjeshtërore të “Këngës së Rexhës”, “Pjergullo, moj pjergullo”, “”Po vjen zogu për rreth livadhit”, “Po këndojnë pushkët nëpër kulla”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “O, prite Azem Galicën” etj., këngë të cilat janë interpretuar me nivel të lartë artistik nga Liri Rasha, Saje Poleshi, Qerim Sula, Arif Vladi etj.

Ka një krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe është autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive.

Të këshilluara

Ronaldo, mbreti i fitimeve në rrjete sociale

Rrjeti social Instagram po rezulton shumë fitimprurës për shumë persona të famshëm që mjafton një postim në këtë platformë për të shtuar llogaritë e tyre bankar...

16:48

Filma që trajtojnë abuzimet ndaj vajzave

Gaslight (1944) Filmi i realizuar në 1944-ën, fatkeqësisht është më aktual sot se kurrë. "Gaslight" tregon historinë e Paula-s, (Ingrid Bergman), një trashëg...

14:06

Ndahet nga jeta aktorja amerikane

Mori pjesë në mbi 100 seriale televizive pjesa më e madhe të suksshme. Dhe bëhet fjalë për aktoren Mary Pat Gleason e cila ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçar...

13:14

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI