Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Gënjeshtra me video/ Rama jo vetëm s’jep paketë të tretë ndihme, por e mohon edhe që e ka premtuar

Lapsi.al 5 June 2020
Gënjeshtra me video/ Rama jo vetëm s’jep paketë të

Edi Rama u ankua të enjten në parlament se fjala gënjeshtër është banalizuar aq shumë në Shqipëri sa përdoret vend e pavend në tituj të mëdhenj mediash, si askund tjetër. Por, nëse ky konstatim është i vërtetë, kryeministri ka me siguri kontibutin e vet në këtë anomali. Sepse ai thjeshtë nuk lodhet së gënjyeri.

Kështu ka ndodhur edhe me zotimet e qeverisë se do ti gjendej pranë qytetarëve të rrënuar ekonomikisht nga kriza e Covid-19, gjë që e ka rrokullisur keq Edi Ramën edhe në saondazhe. Ndërsa gjysma e atyre që u është premtuar nuk kanë marrë ende pagën e luftës, nëse mbi 60 mijë veta kanë humbur vendin e punës, Rama i ka gënjyer ata edhe për ndihmën me anë të një pakete të tretë.

Madje pa pikër droje, ai deklaroi dje në “Opinion”, ku po shfaqet më shpesh se sa mund të imagjinohet, se nuk ka premtuar kurrë një paketë të tretë ndihmash nëse situata s’do e bënte të domosdoshme...

I pyetur nga Blendi Fevziu, Rama e akuzoi gazetarin se po e citonte keq, dhe se mund të hapeshin arkivat e Opinion për të parë se ai nuk e kishte premtuar paketën e tretë të ndihmës: “ Jo jo jo, nuk e kam thënë. Në emisionin tuaj gërmoni dhe kam thënë “nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe një paketë të tretë, edhe të katërt. Çfarë pakete të tretë do të kemi tani që të gjithë i janë rikthyer procesit të punës”? (video poshte) 

[video width="1646" height="790" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8624.mp4"][/video]

Po ku konsiston mashtrimi i kryeministrit?

Ai paketën e tretë nuk e ka premtuar në studion e Fevziut ashtu sikurse e ftoi publikun të gërmonte më kot. Ai këtë gjë e ka bërë aty ku nuk e thotë, një një nga fjalimet e tij të shumta në Facebook, që gjendet ende në faqen e tij zyrtare.

Po të rishihet videoja me kujdes ai e ka premtuar këtë paketë të tretë madje ka precizuar edhe datat për lëvrimin e saj midis 20 dhe 25 majit. Por kjo nuk është gënjeshtra e vetme. Ai ka thënë tekstualisht se me këtë paketë do të ndihmoheshin ata që kanë humbur punën si pasojë e krizës ekonomike(shiko videon poshtë). 

[video width="1548" height="730" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8623.mp4"][/video]

Ndërsa të enjten në mbrëmje, në Opinion, ai tha se tashmë Shqipëria është hapur dhe të gjithë kanë rifilluar punën.

Pra sipas Ramës vetëm në Shqipëri ka ndodhur ajo që nuk ka ngjarë në gjithë botën, një rritje e dukshme e papunësisë si pasojë e krizës së fortë.

Ja pra që edhe njëherë është Rama ai që e banalizon në skaj gënjeshtrën. Thjesht për të mos paguar sikurse premtoi vetë, ata që e kanë humbur tashmë punën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43