Flash

Shpjegimi i marrëveshjes, ç'fitoi opozita, ç'humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

Lapsi.al 5 June 2020
Shpjegimi i marrëveshjes, ç'fitoi opozita, ç'humbi
Sot me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor opozita ka të drejtën të thërrasë fitore, pasi ajo arriti të kapë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes ditët e fundit. Ndonëse kishte arritur më parë hapjen e kutive dhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, PD dhe LSI u vunë në vështirësi kur pala qeveritare as nuk pranonte të dëgjonte për kontrollin biometrik. Edhe më të vështirë e bëri situatën këmbëngulja e Ramës për të mbushur me punonjës rilindas të administratës të gjithë hierarkinë e numërimit të votave. Lexo më tej:

Dokumenti/ Kjo është marrëveshja që u firmos për Reformën Zgjedhore

Po të bëhet një bilanc i shkurtër i asaj që ka ndodhur nga e diela e 31 majit e deri këtë të premte, hapat e hedhur nga opozita janë tejet të dukshme. Pesë ditë më parë, Edi Rama nuk pranonte as identifikim elektronik të zgjedhëseve dhe as hiqte dorë nga depolitizimi që e kishte shpallur si vijë të kuqe. Me ndërhyrjen e fortë të ambasadores amerikane, homologut të BE dhe atij britanik, Lulzim Bashës iu propozua që të merrte të parën duke sakrifikuar të dytën. E gjitha kjo u shoqërua edhe me presionet e forta të Yuri Kim, se qeveria i ka bërë të gjitha lëshimet e veta, se PD po shton kushte të reja dhe se topi tashmë kishte mbetur në bahçen e SHQUP-it. Deri të enjten në darkë, kur Edi Rama u shfaq përballë gazetarëve në emisionin "Opinion", ai këmbëngulte se rekomandimi i OSBE-ODHIR-it dhe kushti i fillimit të bisedimeve me BE, ishte depolitizimi i komisioneve. Ai nuk dha asnjë shenjë se mund të tërhiqej, madje njësoj si Damian Gjiknuri, kërcënoi me faktin se fjalën e fundit e ka Parlamenti, ku opozita reale mungon prej një viti. Lexo më tej: Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej nga komisionet zgjedhore me rilindas U desh kalimi i stafetës së protagonizmit nga amerikanët tek BE, dhe propozimi i një kompromisi të këtyre të fundit, të enjten në mesditë, që e detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga ajo që kishte insistuar dhe të pranonte kthimin tek komisionerët politikë. Kështu brenda këtyre pesë ditëve, opozita fitoi pothuajse gjithçka mund të arrinte në atë tavolinë. Nëse të dielën e 31 majit ajo nuk kishte as identifikimin biometrik dhe as komisionerët e saj, këtë fundjavë ajo i ka fituar të dyja këto garanci. Por, sado e madhe qoftë kjo fitore në tyryezë, ajo sërish mbetet shumë larg garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një regjimi monist, ku parlamenti është njëngjyrësh (siç u dëshmua edhe sot nga Rudina Hajdari), ku të gjitha bashkitë kontrollohen vetëm nga rilindja, ku mediat e mëdha i shërbejnë në kor pushtetit, ku paratë e oligarkëve dhe muskujt e krimit janë të gjitha nën urdhrat të një njeriu, është një iluzion të besosh se shmangja e vjedhjes mund të fitohet duke firmosur mbi një dokument. Këtu rruga është ende shumë e gjatë. Prandaj përpara se të ngrejë trofeun e fitores, opozita duhet të kujtojë se marëveshja e sotme, është vetëm një etapë. Pasi ata që kanë nëshkruar sot bashkë me të janë të njëjtit që e bënë këtë edhe në 2017, kur i dhanë më shumë se gjysmën e qeverisë, gjë që nuk i pengoi aspak, që votat ti rëmbenin sërish me banditë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Rastësitë nuk janë gjithmonë të pafajshme. Në të njëjtën ditë që diplomatët e lartë amerikanë kanë përshëndetur rrëzimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet dhe...

12:14

Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut

Pas skandalit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, çeshtja nëse ai do duhej të qëndronte ende në detyrë as nuk do të shtrohej fare si pikëpyetje në një sho...

21:57

Heshtja rraskapitëse e "zotit Luli Basha"

Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur kurrë shpresë tek ai. Edhe njëherë ai ka anashkaluar, ose e ka lënë vetë të kalojë një nga ato ska...

12:49

Yuri Kim si priftëresha e Delfit

Cicërima gjithë ambiguitet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ku shprehej se qe e shqetësuar për ca thashetheme që qarkullonin për një marrëveshje të fshehtë (s...

17:38

Roli i fundit i një artisti barbar

Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me...

15:58

Yuri Kim hodhi një gur në lumë

Alarmi i ngritur nga ambasadorja e SHBA për mundësinë e një konspiracioni për të vrarë reformën në drejtësi është një motërzim modern i atij proverbit shqiptar ...

16:55

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI