Flash

Marshimi/ Mijëra kundër dhunës dhe pedofilisë. Kush protestoi dhe parrullat

Lapsi.al 4 June 2020
Marshimi/ Mijëra kundër dhunës dhe pedofilisë. Kush

Mijëra protestestues marshuan sot në Tiranë kundër kulturës së heshtjes viktimave të dhunës seksuale, disa ditë pasi vendi u trondit nga zbulimi i një rasti përdhunimi të vazhdueshëm dyvjeçar të një vajze 15 vjeçare nga disa bashkëmoshatarë të saj dhe një roje shkolle 65 vjeçar.

Aktivistët dhe aktivistet iu drejtuan viktimës me slloganet “Ti nuk ke faj” dhe “Ti ke shumë motra”. Me thirrje kundër dhùnës, abùzimit, diskrìminimit dhe pàbarazisë së të mitùrave, vajzave dhe grave ata u tubuan në sheshin Nënën tereza rreth orës 16:00 ndërsa pas grumbullimit,përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndaluan parakryeministrisë sheshit Skënderbej dhe ndaluan tek ministria e Arsimit që drejtohet nga Besa Shahini.

L’image contient peut-être : 2 personnes, texteL’image contient peut-être : une personne ou plus et plein air

L’image contient peut-être : 4 personnes, foule, arbre et plein air

L’image contient peut-être : 1 personne, debout et plein air

Edhe babai i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës dhe tre persona të tjerë i është bashkuar marshimit kundër dhùnimit të të miturve.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama dènoncoi aktin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen. Mos i ndodhtë kërkujt ajo që i ndodhi vajzës time" tha ai.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48