Flash

Arrestohet Jaime King gjatë protestave kundër racizmit

Lapsi.al 4 June 2020
Arrestohet Jaime King gjatë protestave kundër racizmit

Jaime King zbuloi se ajo u arrestua ndërsa protestonte jashtë shtëpisë së kryetarit të Los Angeles, shkruan Fox News.

Ylli iu bashkua më shumë se 1000 protestuesve që u mblodhën jashtë rezidencës së kryetarit Eric Garcetti në Hancoc Park të martën, për të kërkuar që Departamenti i Policisë në Los Angeles të pësojë ndryshime sitemike pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis. Aktorja e  “Sin City” përmes rrjetit Twitter zbuloi se ishte arrestuar teksa po protestonte në mënyrë paqësore.  “Aktualisht u arrestova për një protestë paqësore. Shkrimi me pranga në duar nga pjesa e pasme e autobusit. Të gjithë ishim paqësorë”, ka shkruar ajoAfërsisht një orë më vonë, ajo shkroi sërish në Twitter duke pretenduar se policia po e keqtrajtonte. “Ende jemi në audobus tash e më shumë se 4 orë. Na çuan nga rrethi 77 në San Pedro. Gratë nuk kanë akses në mediat thelbësore, banjat, gjaku u rrjedh nëpër pantallona. Ata po qeshin me ne”, janë fjalët e aktores.

King është duke përdorur rrjetet sociale për të mbrojtur lëvizjen “Black Lives Matter” dhe për të forcuar zërat që ndjehet se duhet të dëgjohen tani.

Të këshilluara

Jlo lë vendin pas trazirave

Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, është parë duke u larguar me një aeroplan privat së bashku me familjen e saj. Daily Mail ka siguruar fotografi teksa at...

10:59

Genc Prelvukaj do të sjell një album të ri

Karantina duket se i ka bërë mirë artistëve shqiptarë, të cilët nuk kanë ndenjur kot gjatë izolimit në shtëpi, por kanëpunuar për projekte të reja. Një ndër ta...

18:11

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI