Flash

Shifrat që marrin aktorët turq për seriale

Lapsi.al 3 June 2020
Shifrat që marrin aktorët turq për seriale

Gjithmonë janë vënë në dyshim të dhënat rreth pagesave të aktorëve pasi nuk janë nga burime zyrtare.Megjithatë disa burime tregojnë këtë version.

Aktorja e “Hercai”, Ebru Sahin dhe Akin Akinozu, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Taner Olmez, i cili luan rol kryesor në serialin “Doktori i Mrekullive” (serial që nis së shpejti në Tv Klan), paguhet rreth 5 mijë euro në një episod. Megjithatë, ky është vetëm projekti i parë i këtyre përmasave për aktorin e ri të talentuar.

Tolgahan Sayssman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të shoëbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro shkruan Tv Klan.

Burçin Terzioglu (Azad, vajza e Dajës në serialin Ezel), pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme

Engin Akyürek (Omer në serialin Diamante dhe Dashuri) mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro.

Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.

Të këshilluara

Aktori turk ndahet nga e dashura

Çaglar Ertugrul është shumë i njohur në vendin tonë falë roleve në serialet “Zonja Fazilet dhe të bijat” apo “A vjen më pas dashuria”. Aktori është shumë i k...

14:22

Postimi i Dua Lipa-s revolton Jerusalem Post

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një postim në Instagram, postim ky i shkruar nga regjisori amerikan Vin Arfuso i cili fyen veprimet e IDF’së kund...

11:19

Mjekët në kopertinën e Vogue (Foto)

Kopertina e Vogue zakonisht mbushet nga yje dhe supermodele, por në këtë botim ajo ka zgjedhur një drejtim tjetër. 'Bibla e modës' ka thyer traditën e saj pë...

10:47

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI