Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Profil/ Kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës

Lapsi.al 3 June 2020
Profil/ Kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës

Kur i bën varrin tjetrit, jo domosdoshmërisht bie vetë brenda. Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, është mishërimi se fjala e urtë popullore, jo gjithmonë del e vërtetë.

Ky 44 vjeçar, baba i dy djemve, foli i pari publikisht për rrëzimin e qeverisë së përbashkët me Vetëvendosjen.

Ai, i manipuluar nga dyshja Thaçi- Grenell, që kërkojnë një marrëveshje të shpejtë me Serbinë, e harroi programin që kishte pranuar vetë dhe kërkoi publikisht heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe, madje pa vendosur as reciprocitetin.

Ishte ai që i vuri i pari stërkëmbsha qeverisë së dalë nga vota e 6 tetorit, madje shumë më parë edhe se ministri i brendëshëm Agim Veliu. Si shpërblim për këtë, mori një vizitë në Uashington, e ndoshta dhe premtimin për t'i zënë vendin Kurtit.

Ky zyrtar, që ka ndenjur gjithnjë në hije si shërbyes i nivelit të dytë, është pikërisht i përshtatshmi që i duhej presidentit të Kosovës, për të marrë një rol protagonisti. Një figurë e squllët dhe e padalë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve, ishte oguri më i mirë që presidenti të luante rol parësor në dialogun, piketat e të cilit i ka hedhur bashkë me Grenellin, Vuçiçin, ndoshta dhe Edi.Ramën.

Dhe kështu u bë.

Hoti, zv/kryetar i LDK, sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim. Ai do të pasojë Albin Kurtin pas mocionit të shkarkimit të Qeverisë më 25 mars, ku ai pati rolin kryesor.

Karriera politike e zotit Hoti, që erdhi pas angazhimit të tij universitar, ka qenë gjithmonë nën hijen e një më të forti.

Gjatë viteve 2006- 2007,ai  ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit. Por fati politik do t'i ndriste gjatë viteve 2008- 2009, kur u bë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Kryetari aktual i LDK e mori me sy të mirë dhe pas një mandati në kabinet (2010- 2013) e gradoi edhe Nënkryetar të Komunës së Prishtinës. Prej kësaj kohe, Avdullah Hoti ngjiti shkallët edhe në hierarkinë partiake.

Nga viti 2010, u bë anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në qershor 2014, u zgjedh Deputet i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pasi LDK bëri koalicion me Thaçin, dhe Isa Mustafa kapi postin e kryeministrit, ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe deri më 2017.

Në zgjedhjet që pasuan, ato të 11 qershorit 2017, meqënëse kryeministri i rrëzuar nuk pranoi të rikandidonte sërisht, ai caktoi Avdullah Hotin si kandidat për t'i prirë partisë në zgjedhje. Fushata e tij qe nga më katastrofiket, gjë që e nxori LDK në opozitë. Do duhej që dy vite e gjysëm më pas, kjo parti të përfaqësohej me Vjosa Osmanin, për të rikuperuar konkurrueshmërinë dhe votat e humbura.

Megjithëatë, Avdulla Hoti tregoi se ka shkathtësinë e gjithë politikanëve që duhet të kompensojnë mospëlqyeshmërinë nga votuesit. Ai shkeli mbi premtimin për të mos bashkëpunuar me partitë e rrëzuara në 6 tetor, injoroi programin për zëvendësimin e taksës me reciprocitetin dhe nuk u turpërua aspak të vihej në shërbim të Hashim Thaçit, duke e shitur këtë sjellke publikisht si axhendë amerikane.

Të gjitha këto bënë që më në fund të ngrihet në karriken e kryeministrit, të cilën nuk e kapi dot kur garoi vetë si kryesues i listës së LDK në zgjedhje.

Por nganjëherë ajo që nuk arrihet me votë është më e thjeshtë të mbërrihet me kulisa. Merita e Avdullah Hotit është se arriti ta bëjë këtë duke shkelur mbi arkivolin e qeverisë paraardhëse, ku shërbeu vetëm shumë pak kohë si zv/Kryeministër.

Ai tani është në krye të një kabineti që varet nga votat e Listës serbe dhe që ka mbi kokë Hashim Thaçin. Një situatë që i shkon fiks një politikani si Avdullai, i cili gjatë gjithë karrierës ka qene njish për të qenë dysh.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43