Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të 'Twilight'

Lapsi.al 2 June 2020
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të 'Twilight'

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las Vegas.

Raportohet se çifti vdiqën pasi konsumuan kokainë dhe fentanil. Pranë trupit të Boyce dhe partneres së tij Natalie Adepoju u gjet substancë pluhur i bardhë. 30-vjeçari dhe 27-vjeçarja u gjetën në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre nga shoku i dhomës, Louis Ledbetter, më 13 maj. Oficerët thanë se çifti u gjetën të shtrirë lakuriq në shtrat dhe vdiqën nga konsumimi i kokainës e fentanilit. Ledbetter i tha policisë se ishte takuar me çiftin 48 orë përpara se ti gjente të vdekur.

Nëna e Boyce, Lisa shkroi në një postim në Facebook ku lajmëroi vdekjen e tij:  “Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të tefelfonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy.

Të këshilluara

Ryva Kajtazi, mama për herë të dytë (Foto)

Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin për pritjen e ëmbël, këngëtarja e bëri të ditur në muajin mars. Ajo postoj disa foto me barkun e rrumbu...

14:21

Lista e filmave të preferuar nga Tarantino

Nëse je adhurues i Quentin Tarantino-s, ke shijuar së fundmi “Once Upon a Time in Hollywood”, adhuron “Pulp Fiction”, “Django Unchained”, pse jo shijon edhe “Ki...

10:43

Gjithcka rreth grupit misterioz Anonymous

Anonymous është një grup ndërkombëtar i njohur gjerësisht për sulmet e ndryshme kibernetike kundër qeverive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, korporatav...

20:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI