Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pas përfundimit “Si n’jet”, Anabel suprizon me një projekt të ri

Lapsi.al 2 June 2020
Pas përfundimit “Si n’jet”, Anabel suprizon me një

Ka përfunduar me sukses sezoni i dytë i serialit “Si n’jetë”, një prodhim i Anabel Entertainment Studio, me autore Dalina Buzin!

Me premierën që u dha fillimisht më 23 mars, seriali ka përmbyllur dje aventurat e vajzave të njohura, Ana, Dea Mishel, Viola, Alberta dhe Megi me një propozim surprizë për martesë!

Por ndonëse seriali zgjati për më shumë se dy muaj, mbyllja e tij u duk disi e papritur në një kohë që vajzat sapo e kishin dekoruar shtëpinë ku do të banonin dhe kureshtja për të parë sesi do të bashkëjetonin ishte e madhe.

Vëmendje kanë tërhequr edhe disa postime të protagonisteve të “Si n’jetë”, të cilat kanë njoftuar shkëputjen e marrëdhënies së punës me Anabel në profilet e tyre në Instagram.

Nuk e dimë nëse kjo është një formë marketingu, një shaka apo nëse ka ndodhur diçka e papritur, por vajzat e “Si n’jetë” kanë refuzuar të japin më tepër detaje në lidhje me këtë zhvillim, sipas Iconstyle.Megjithatë, fundi i një projekti duket se ka shënuar pikënisjen e një projekti të ri akoma më interesant!

Aktualisht Dalina Buzi po punon për të sjellë një tjetër serial në jetë që quhet “$NOB” dhe që pritet të jetë po aq i suksesshëm.

Të këshilluara

Demet Ozdemir, në lidhje me aktorin turk

Demet Ozdemir, së fundmi po përflitet se ka nisur një lidhje të re. Mediat turke kanë raportuar se Demet është në një lidhje me Kerem Bursin. Ky i fundit është ...

16:40

Ryva Kajtazi, mama për herë të dytë (Foto)

Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin për pritjen e ëmbël, këngëtarja e bëri të ditur në muajin mars. Ajo postoj disa foto me barkun e rrumbu...

14:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI