#Blackouttuesday/ Instagram po tejmbushet me fotografi të zeza në mbështjetje të lëvizjes së fundit kundra pabarazisë rracore dhe brutalitetit të policisë. 3.1 milionë postimet kanë për qëllim të shprehin solidaritet me protestat të quajtuara “Black Lives Matter” që kanë përfshirë të gjithë Amerikën pas vdekjes së George Floyd.
Kjo lëvizje është pjesë e një eventi të quajtur #Blackouttuesday e cila lejon njerëzit të marin në konsideratë si të reagojnë kundra rracizmit.
![]()
Çfarë do të thotë Blackout Tuesday?
Kjo lëvizje nisi në industrinë e muzikës, dhe kishte për qëllim largimin e individëve qoftë të famshëm apo jo nga rutina e punës si dhe nga rrjetet sociale. Në këtë mënyrë kjo ditë do të përdoret si një ditë larg punës dhe personat do të jenë të gjithëpërfshirë me komunitetin. Kjo ishte e organizuar nën hashtagun #THESHOWMUSTBEPAUSED".
![]()
