Flash

Protestat e dhunshme/ Garda Kombëtare merr në dorë sigurinë në SHBA, Trump fajëson “anarkistët” (VIDEO)

Lapsi.al 1 June 2020
Protestat e dhunshme/ Garda Kombëtare merr në dorë sigurinë

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, duke thënë se ajo po bën një punë të shkëlqyer, në përgjigje të protestave që u shndërruan në dhunë në dhjetëra qytete amerikane, pas vdekjes së një afrikano-amerikani që ishte nën prangat e policisë.

Në komentet që bëri të dielën në Twitter, Presidenti Trump fajësoi “anarkistët e udhëhequr nga ANTIFA” për nxitjen e kaosit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Antifën një organizatë terroriste.

Lidhja Amerikane Kundër Shpifjes e përshkruan Antifën si “një grumbullim të lirë grupesh, rrjetesh dhe individësh që besojnë në kundërshtimin aktiv dhe agresiv ndaj lëvizjeve të së djathtës ekstreme.”  Trazirat në të gjithë Amerikën kanë pasuar protestat përgjithësisht paqësore pas vdekjes në Mineapolis të 46-vjeçarit George Floyd, afrikano-amerikanit që humbi jetën pasi një oficer i bardhë e kishte vënë poshtë, duke i mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

Në programin e Presidenti Trump për ditën e sotme përfshihej një videokonferencë me guvernatorët e shteteve, zyrtarët ligjzbatues dhe ata të sigurisë kombëtare për një diskutim që Shtëpia e Bardhë tha se synon “të mbajë të sigurta komunitetet amerikane”.

Prej disa netësh me radhë dhuna i është afruar edhe Shtëpisë së Bardhë. Mbrëmë, forcat e rendit u përballën përsëri me protestuesit në Sheshin Lafayette të Uashingtonit, ndërsa zjarrfikësit shuan një zjarr në pjesën e poshtme të kishës historike të Shën Gjonit në anën tjetër të rrugës që e ndan nga Shtëpia e Bardhë.

Të këshilluara

Danimarka hap kufijtë për çiftet e ndara

Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e koronavirusit. Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordi...

22:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI