Book Building, projekti që zhduk kullën e sahatit
Nëse kulla e sahatit nuk do të shkulet, një gjë është e sigurtë, ajo do të fshihet njësoj sikurse ndodhi me monomentin e parë të Tiranës tyrben që tashmë gjendet poshtë hotel "Piazza" (dy fotot poshtë). Kjo do të ndodhë sepse punimet kanë filluar për ngritjen e tre godinave të Book Building. Ai përbën një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building do të ndërtohet nga një kompani e panjohur në fushën e ndërtimit, Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtim me sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.
“Eyes Tirana”, 26 kate nga Edil Al
Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m².
Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Thuhet se godina do të shërbejë si hotel nga firma e njohur ndërkombëtare e hotelerisë Melia. Ndërtuesi i saj është Edil Al, që ka në posedim edhe televizionin kombëtar Vizion Plus. ndryshe na të gjitha rastet e tjera Edil Al është e vetmja kompani me përvojë në fushën e ndërtimit.
Tirana “Ever Green”, 20 kate
Prej shumë kohësh të bllokuara, punimet për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse rinisësn sërish.
Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.
Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.
Hotel Tirana i ri, 30 kate probleme me pronarët
Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Agjensia BIRN ka zbuluar një skandal se si janë shpronësuar pronarët e tokave gjoja për arsye shtetërore të vendosjes së një nënstatcioni elektrik, dhe si ku spostua ku nënstacion menjëherë sapo u vendos për ngritjen e kullës 30 katshe (shiko linkun poshte).
Skema e grabitjes së pronave nga Bashkia, për ndërtimin e kullave te 15 katshi
Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.
Tirana’s Rock, 25 kate kush e ndërton?
Në anë të Hotel Tiranës në vend të ndërtesës monument kulture ku nisi fillimisht të funksionoje Banka e Shtetit Shqiptar do të ngrihet një kullë 25 katëshe që imiton bustin e heroit kombëtar, Skënderbeut.
Projekti i kullës, i quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i ndërtuesve, por objekti ka marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Këto ditë janë prishur objektet ekzistuese për t’i lënë vend kullës së radhës.
Objekti, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 katësh, konsiston në rreth 29,300 metër katror ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit Skënderbe.
Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga rruga e “DIBRES” që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës. Partia demokratike denoncoi javën e shkuar disa anë të errëta të kësaj afere (shiko linkun poshte).
Kulla 25 katshe/ Paratë e kujt fshihen pas saj
©Lapsi.al
Tirana e dikurshme ne penelin e Vangjush Mihos