Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Gjithcka rreth grupit misterioz Anonymous

Lapsi.al 1 June 2020
Gjithcka rreth grupit misterioz Anonymous

Anonymous është një grup ndërkombëtar i njohur gjerësisht për sulmet e ndryshme kibernetike kundër qeverive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, korporatave, Church of Scientology etj.

Anonymous e ka zanafillën në vitin 2003. Anëtarët e këtij grupi – të cilët qartazi qëndrojnë anonim dhe njihen si Anons – dallohen për mbajtjen e maskës së famshme të Guy Fawkes te “V for Vendetta”. Përpos fytyrës, anëtarët e Anonymous preferojnë të ndryshojnë edhe zërin përmes programeve të kodimit. Në fillimet e veta, Anonymous u krijua si një komunitet i decetralizuar që vepronte në mënyrë anonime dhe të koordinuar drejt një qëllimi kryesor, i cili ishte përgjithësisht argëtues.

Në vitin 2008, Anonymous mori vëmendje të jashtëzakonshme pas sulmit kibernetik ndaj Church of Scientology – grup korporatash dhe oprganizatash që përkufizohen si një kult ose lëvizje fetare. Asokohe, Anonymous sulmuan faqen e internetit të Church of Scientology. Më vonë, objektivi i sulmeve të Anonymous u bënë agjencitë qeveritare të SHBA-së, Izraelit, Tunizisë, Ugandës, Shtetit Islamik, faqet e pornografisë për fëmijë, agjencitë që shkelnin të drejtat e autorit, kisha, korporata si PayPal, MasterCard dhe Visa. Anonymous ka mbështetur publikisht WikiLeaks dhe lëvizjen Occupy.

Dhjetëra njerëz janë arrestuar përsa i përket sulmeve kibernetike ndaj shteteve si SHBA, Australi, Hollandë, Spanjë, Indi, Turqi dhe Anons janë cilësuar si “terroristë kibernetikë” pavarësisht popullarizimit dhe mbështjetjes në internet. Anonymous nuk ka synime specifike, megjithëse ekziston një dëshirë për të luftuar censurën, për të promovuar lirinë e fjalës dhe për të dalë kundër kontrollit të qeverisë. Së fundmi, Anonymous doli kundër policisë në SHBA duke kërcënuar se do të publikojnë dokumente kundër tyre, në rast se vendosin në rrezik jetën e protestuesve, të cilët po ngrenë zërin kundër racizmit.

Parimi kryesor i grupit është “anti-shtypja”Anonymous qëndronte në heshtje që prej vitit 2016 dhe u rikthye këtë vit. Në shkurt të 2020-s, grupi hack-oi faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara dhe krijoi një faqe për Tajvanin, që nuk ka asnjë vend në KB që prej 1971.

Të këshilluara

Policët kërkojnë falje për Floyd

Në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bas...

17:32

Ed Sheeran heq dorë përfundimisht nga muzika

Edhe pse është këngëtari më i paguar në botë, sërish Ed Sheeran dëshiron që të largohet nga muzika. Ai mesa duket është mërzitur tashmë me këtë profesion dhe ka...

13:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI